Kënga e bilibilit
Vargje nga Arben Duka
Çja thoshte bilbili,
Mbi Malin me Gropa,
Derën na e mbylli,
Sërish Europa!
Çja thoshte bilbili,
Te Portë e Kalasë,
Mjero ne të mjerët,
Që mbetëm në klasë!
Çpo ja thotë bilbili,
Në breg e në vreshtë,
Kësaj here kishim,
Një provim në vjeshtë!
Po vajton bilbili,
Lart e në Sopot,
As në këtë vjeshtë,
Nuk kaluam dot!
Po vajton bilbili,
Ta dëgjojmë ne,
Nuk kishim përmbushur,
Asnjë kusht për be!
Prapë vazhdon bilbili,
Pyjeve me pisha,
Te një bishti urës,
Prapë na la Berisha!
Po vajton bilbili,
Këngës i ra flama,
Po Berisha thotë,
E ka fajin Rama!
Po vazhdon bilbili,
Në avaz të tija,
Se ka fajin Rama,
E ka qeveria!
Nuk pushon bilbili,
Në stanin e dhive,
Këtu qeverisja,
Është primitive!
Po këndon bilbili,
Në rrugë e sokake,
Qeveria është,
Fare qesharake!
Se çja thotë bilbili,
Zog me zë të butë,
Punët po na venë,
M.. edhe më m..!