Edhe pas gafës, kongresisti Akin s`largohet nga gara

Kongresmeni republikan Tod Akin që është vënë nën kritika të ashpra për shkak të komenteve të tij rreth përdhunimit dhe shtatzanësisë, thotë se nuk do të largohet nga gara për Senatin amerikan, me gjithë presionin intensiv nga republikanët e tjerë.
Përfaqësues të lartë të Partisë Republikane kanë kërkuar që Akin ta lërë garën pas deklaratave të tij se aborti nuk duhet të jetë i ligjshëm as për viktimat e përdhunimit.
Republikanët kanë frikë se kandidatura e tij njollos partinë e tyre dhe kërcënon shansin e tyre për të fituar shumicën në Senat.
Partia të martën njoftoi se tërheq 5 milionë dollarë të dedikuara për fushatën e Akinit.