E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i ushtrisë amerikane viziton Irakun

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsej, është takuar me kryeministrin e Irakut Nuri al-Maliki, tetë muaj pasi trupat e fundit amerikane u tërhoqën nga vendi.

Pas takimit të së martës, Dempsej, tha se kishin diskutuar për konfliktin në Siri, interesin e Irakut në zgjerimin e trajnimit me forcat amerikane, dhe blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane, duke përfshirë radar, armë të mbrojtjes ajrore, dhe pajisje për të rritur sigurinë kufitare.

Dempsej vizitoi më herët Afganistanin, ku avioni i tij u godit nga një raketë e hedhur nga talebanët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›