E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe shërbëtorja akuzohet për rastin Jacksonit

Policët janë duke mbledhur prova për vdekjen e Micheal Jackson përderisa ka ankesa edhe në kujdestaren e fëmijët të Jackson e cila e ka ndihmuar këngëtarin për ti dhënë atij medikamentet mjekësore.

Gazeta News of the World ka parë një dokument të policisë në të cilin shihen barnat të cilat i ka kërkuar Grace Rwaramba (42) për tia dhënë Jackson-it.

Një shoqe i familjes Jackson mësuese në Çikago, Romonica Harris (42) ka dërguar dëshminë e saj në polici duke thënë se Michael ka marrë më shumë barna se sa duhet.

Grace i ka ndihmuar atij për ti dhënë barna edhe pse ai ka refuzuar disa prej tyre. Megjithatë ajo ia ka dhënë ndonjëherë edhe pa dëshirën e tij, thuhet në deklaratën e Romonica-s.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›