Edhe sllovenët e Mercator ikin nga Shqipëria (dhe kjo nuk ka lidhje me vizitën e suksesshme të Berishës)
Sllovenët e Mercator kanë vendosur të braktisin tregun shqiptar, ku hynë pak vite më parë. Lajmin e bën të ditur agjencia Reuters. Gjigandi i supermarketeve pati operuar me një hipermarket në qendrën tregtare City Park, por edhe pse hyri me shumë bujë në treg, ka vendosur të largohet për shkak të humbjeve. Sivjet Mercator ka ndërmend të dalë me fitim pas humbjeve të mëparshme ndaj synon që të shesë disa degë të saj, përfshi atë në Shqipëri, për të kompensuar humbjet. Pak kohë më parë u mbyll edhe hipermarketi i Praktiker në Shqipëri, ndërkohë që qendrat tregtare po vuajnë mungesën e fuqisë blerëse. Lajmi vjen në ditën kur kryeministri Sali Berisha, që drejton ekonominë e dytë më të fuqishme në Europë, po zhvillon Slloveninë, vend me të cilin Shqipëria ka shkëmbime tregtare në shifrën e plot 200 mijë eurove.