Edhe sonte protestë në Prishtinë: “Jo në emrin tim”

PRISHTINË, 19 shtator/ATSH/ Edhe sonte prej orës 21:00 qytetarët u mblodhën për të protestuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së
Është kjo nata e katërt radhazi që qytetarët po protestojnë nga ora 21:00.
Protestuesit po i shprehin mbështetje të fuqishme luftës për liri të UÇK-së.
/KosovaPress/