Ekspertët flasin: Me dënimin e ish krerëve të UÇK-së Serbia goditi me shumë SHBA-të

Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të ketë pasoja edhe përtej procesit gjyqësor, ndërsa në Kosovë vijojnë reagimet dhe debatet për ndikimin që mund të ketë ky akt në shoqëri dhe në zhvillimet politike.
Eksperti u shpreh se vendimi ka shkaktuar zhgënjim te një pjesë e shqiptarëve të Kosovës, të cilët, sipas tij, prisnin një proces që do të vendoste drejtësi në mënyrë të paanshme.
“Ne kemi pritur drejtësi. Ky vendim ka goditur popullin shqiptar, drejtësinë, NATO-n dhe SHBA-të, që ishin bashkë me ne në luftën për liri”, deklaroi ai. Eksperti tha se gjatë luftës kishte pasur, sipas tij, prani dhe monitorim ndërkombëtar në terren, duke përmendur përfaqësues të OSBE-së dhe NATO-s. Ai solli edhe përvojën e tij personale si pjesëtar i një njësie speciale, duke pretenduar se kishte pasur monitorim të veprimeve të UÇK-së.
Elezi shprehu gjithashtu dyshime për ndikime të jashtme mbi procesin gjyqësor, duke pretenduar se gjykata është prekur nga spiunazhi dhe ndërhyrjet nga jashtë. Këto janë vlerësime dhe pretendime të tij, ndërsa vendimi i gjykatës bazohet në provat e shqyrtuara gjatë një procesi që nisi në vitin 2023 dhe përfundoi me vendimin e 16 shtatorit 2026.