Edhe tastierë edhe enë

Në cilëndo mënyrë të përpiqeni që ta ruani, zakonisht ndonjë pjesë e ushqimit përfundon ndërmjet tasteve, dhe nëse nuk kemi fat, mund të ndodhë që mbi tastierë të derdhet ndonjë lëng dhe kjo mund të sjell deri te dëmtimi i saj. Nëse megjithatë duhet ta hani para tastierës apo kjo u është bërë shprehi, ekziston një shpikje e cila mund t’u lehtësojë vështirësitë.
Bëhet fjalë për tastierën e cila ka enën si pjesë përbërëse të hapësirës punese, ndërsa në të mund të hanë të gjithë pasi që ajo lirisht mund të lahet në makinën e larjes së enëve. Fatkeqësisht, tastiera nuk është në dispozicion për blerje por ky është një projekt i artistit holandez Helle Jongerius, dhe nëse ka interesim për një pajisje të këtillë me siguri që ajo do të gjendet shumë shpejt në treg.