Edhe tri vazhdime të ‘Avatar’

Aktorja Sigourney Weaver tha se James Cameron do të bëjë edhe tri vazhdime të spektaklit fantastiko-shkencor. Sigourney Weaver ka luajtur rolin e Grace Augustine në filmin e xhiruar në vitin 2009, i cili nga kinematë botërore pati fitime prej më shumë se dy miliardë dollarësh, me ç’rast u bë filmi me të ardhurat më të mëdha i të gjitha kohërave.
Në vazhdimet e ardhshme do të përsërisë rolin e saj, ndërsa në një intervistë për “ShowBiz 411”, Weaver ka zbuluar se xhirimet e vazhdimit të dytë, të tretë dhe të katërt të "Avatar" do të fillojnë në vjeshtë.
"Unë nuk e di se sa do të zgjasin xhirimet dhe nuk e di nëse filmat do të xhirohen sipas renditjes. E di vetëm që duhet të paraqitem atje," tha Sigourney, e cila do të fillojë xhirimet në vjeshtë, ndërsa rolet e tyre do t’i përsërisin edhe Sam Worthington dhe Zoe Saldana.
Për të konfirmuar informacionin që në dhjetor të 2014, 2015 dhe 2016 do të shikojmë tre vazhdimet e reja të "Avatar" do të duhet të presim që vetë produksioni të zbulojë më tepër detaje në lidhje me filmin.