E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Paloka komandohet kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Halimi, nënkryetar

edi-palokaPartia Demokratike do të mbledhë grupin e saj parlamentar për të zgjedhur drejtuesit e rinj.

Burime nga grupi i deputetëve të PD-së bëjnë me dije se deputeti i qarkut të Tiranës, Edi Paloka do të komandohet nga kryetari Basha si kreu i grupit parlamentar.

Gjithashtu pritet të zgjidhet edhe ministri në detyrë i Drejtësisë, Eduart Halimi, në pozicionin e nënkryetarit të grupit.

Forma e zgjedhjes së tij do të jetë komandimi, për shkak se sipas statutit të Partisë Demokratike kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me votim të fshehtë nga anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Ky forum do të mblidhet vetëm pas zgjedhjeve të reja që do të bëhen në parti, sipas të gjitha gjasave në muajin dhjetor, kur të mblidhet edhe Kuvendi kombëtar.

Emërimi i Palokës si kryetar i grupit parlamentar vjen pasi ai në katër vitet e kaluara mbajti pozicionin e nënkryetarit të grupit, të cilin e drejtoi Astrit Patozi./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›