Edi Rama: Dy javët e protestës dhe ngujimit, ditët më të bukura të opozitës

Tiranë, 14 maj, NOA Përmbledhje Mbrëmja e sotme, mund të quhet e opozitës dhe liderit të saj Edi Rama i cili ka arritur të mbledhë një numër të konsiderueshëm shqiptarësh në bulevardin Dëshmorët e Kombit me thirrje pafund kundër qeverisë dhe kryeministrit Berisha.
Duke mos përmendur për asnjë çast faktin se qarkullimi në Tiranë është paralizuar shqetësueshëm, Rama në momentet kur pa se disa djem shkodranë po sulmonin forcat policore pranë Kryeministrisë, bëri thirrje që të mos përdorin dhunë dhe më tej u ndal gjatë në këtë argument.
Ne nuk jemi këtu për tu marrë me policinë, po për ta ftuar atë që të shohë nga Kushtetuta dhe ligji, e të mos përdoret për interesat e pushtetit, u është drejtuar kryesocialisti Rama, forcave të policisë që kanë rrethuar Kryeministrinë, në fjalën që po mban aktualisht para protestuesve.
Ai u tha atyre se beteja për votën e lirë do të vazhdojë dhe se nuk do të ketë asnjë tërheqje pas dhe se asnjë socialist nuk është për dhunën.
Ne nuk ngjajmë me opozitën që digjte institucionet dhe bashkë me të edhe fytyrën e Shqipërisë, tha ai.
Duke shtuar se do ta fitojmë këtë betejë, pa thyer asnjë xham dhe pa këputur asnjë lule. Ne nuk i drejtohemi dhunës për të fituar kauzën tonë.
Sakaq, në emër të 200 grevistëve socialistë, të cilët janë ngujuar prej dy javësh në çadrën e grevës së urisë, deputeti socialist Fatmir Xhafaj, ka përshëndetur të gjithë mbështetësit duke pohuar se ata nuk do të tërhiqen nga masa ekstreme që kanë ndërmarrë.
Nëse ky njeri nuk njeh kërkesat tona, ka vetëm një rrugë: Të mos e njohim më këtë qeveri, duke mos i kërkuar më transparencën e zgjedhjeve që ikën, por zgjedhje të parakohshme, tha ai.
Duke shtuar se Partia Socialiste nuk kërkon të bëjë asnjë kompromis në kurriz të kauzës së votës së lirë.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")