Mjekja Boçari: Ju shpjegoj pse jam futur në grevën e urisë

Tiranë, 15 maj, NOA Përmes një letre drejtuar përfaqësisë diplomatike të pranishme në Tiranë, mjekja Mimoza Boçari, nga familja e njohur e ish-pronarëve që mban mbiemrin e saj, ka shpjeguar se përse është futur në grevën e urisë së socialistëve.
Duke shpjeguar gjithë peripecitë e së drejtës së pronësisë së saj, ajo tha se ky është edhe shkaku kryesor për të cilën ka vendosur të ngujohet edhe ajo bashkë me 200 deputetët dhe mbështetësit socialistë.
Familja Gjon Boçari është pronare e ligjshme e një prone të quajtur Jonfra e parë në qytetin e Vlorës e cila i është sekuestruar në vitin 1947. Në vitin 1996, komisioni i njohu familjes të drejtën e pronës, por vendimi i Gjykatës së Lartë nuk u zbatua. Ndaj kërkuam ndihmë nga Gjykata e Strasburgut, e cila në tetor 2007, e ndëshkoi qeverinë shqiptare me gjobë monetare. Qeveria e pagoi atë, por injoron deri në ditët e sotme të zbatojë vendimin e Gjykatës së Lartë të vitit 1996, pohon ajo.
Në fund, sqaron sesi vjedhja, mashtrimi dhe gënjeshtra prej 18 vjetësh po i dënon një pjesë të pronarëve të ligjshëm me vuajtje të rënda psiqike, fizike dhe dëm të pallogaritshëm financiar.
Sipas saj, nevojitet ndërhyrje dhe kushtëzim duke vënë në plan të parë parimet themelore të demokracisë, detyrimin e qeverisë për respektimin e të drejtës së pronës së trashëguar dhe kjo qeveri e ka provuar në të gjitha drejtimet se është e disinteresuar ose e paaftë të zbatojë angazhimet e saj.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")