Edi Rama: "Fajin e ka Saliu"

Partia Socialiste nis takimet me anëtarësinë ne rrethe. Turi i kryetarit te opozitës Edi Rama ka nisur nga Elbasani me sloganin ?Fajin e ka Saliu?. Duke bere përgjegjës kryeministrin për korrupsionin dhe krizën e gjithanshme ne vend, Rama deklaroi se protestat e opozitës nuk do te ndalen deri ne largimin e Berishës dhe koalicionit te turpit sipas tij nga pushteti. Përpara socialisteve elbasanas, kryetari Rama deklaroi se opozita aktuale është e vetmja shprese për te ardhmen e shqiptareve. Nga Elbasani, kryetari i opozitës përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Berisha si përgjegjës i ngjarjeve te 21 janarit dhe vrasjes se 4 demonstruesve jashtë territorit te kryeministrisë. Duke përforcuar qëndrimin e opozitës për vazhdimin e demonstratave deri ne largimin e Berishës, Rama kundërshtoi pretendimet e koalicionit ne pushtet për bojkot te zgjedhjeve te 8 majit. Pas Elbasanit turi i Partisë Socialiste do te vijoje ne rrethe te tjera.
Shpërndaje