E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli viziton Mitrovicën

Vetëm pak dite pasi ka marre detyrën si kreu kosovar i shtetit, Behxhet Pacolli ka vizituar qytetin problematik te Mitrovicës. Presidenti i Kosovës ka preferuar te kaloje ne këmbë Urën e Ibrit, qe ndan qytetin ne dy pjese. Fillimisht Pacolli u takua me banoret e Mitrovicës se jugut, ku ka theksuar se vizita e tij është një tregues i qarte se institucionet e Kosovës nuk e kane harruar këtë pjese te vendit, qe shpeshherë ka qene burim i trazirave mes serbeve ne veri dhe shqiptareve ne jug. Presidenti ka vizituar me pas edhe pjesën veriore te qytetit, ku u ndal ne lagjen e njohur ?Tre rrokaqiejt?. Gjate kësaj vizite, Behxhet Pacolli është shoqëruar nga një numër i madh i policesh.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›