E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama, deri tani 100 milionë dhe një pallat - të vjedhura. Vijon…

12-01-2013 / Nga Artur Bego

-- Teknologjia e shpifjeve me mashtrues me pagesë s’e ndal dot transparencën e vjedhjeve të konsumuara nga klika e Ramës, në krye të bashkisë së Tiranës. Në vend të vetullave, klithmat e Taulant Ballës po i nxjerrin sytë imazhit të Ramës si “i pastrehë”. Deri më tani ka dalë mbi ujë zhvatja e 100 milionë lekëve si dhe pallati i gruas së tij, i ngritur në mes të lulishtes, në kundërshtim të plotë me ligjin. Lista e investitorëve në pallatin e Lindës, roli i ish-kryebashkiakut në shkeljen e ligjeve si dhe lista e donatorëve për rritjen e mirëqenies së “çiftit Rama”, vijimi i një fushate transparence që do rrëzojë tamtamin opozitar për t’iu afruar pushtetit


Tiranë- Ndërsa Edi Rama ende “nuk është i bërë gjallë” me zë e me figurë për vitin 2013, virtualisht ai nuk ka munguar. Shfaqja e tij (dhe jo vetëm virtualisht) në këtë fillimviti, me një begraund të pasuruar me dëshmi e prova konkrete aferash antiligjore, pse jo edhe me konflikte interesi në dëm të kryeqytetit e banorëve të tij, në një farë mase ia justifikon zgjatjen e “pushimeve dimërore”. Përballë mungesës së kurajës për tu ballafaquar me akuzat për zhbërje lulishtesh e ngritje pallatesh për llogari të familjarëve të gruas së tij të tretë a të katërt, apo edhe përballë justifikimit të mundshëm për shtimin e llogarisë (jo bankare) të gruas së tij (sërish e treta a e katërta) me ndonja 100 milionë lekë vetëm me disa fjalë magjike “sezam hapu”, ai zgjedh të “pushojë”, duke “ndezur” tellall-amplifikatorin e markës “Taulant Balla” për ruajtjen e imazhit të “çiftit Rama”. 


Dhe Taulant Balla, “i cili e ka ngrënë turpin me bukë”, që nga koha e “fytyrënxirjes më keq se këpuca”, ka vënë në jetë teknologjinë e vjetruar të shpifjeve... edhe ëkto po aq të vjetruara...


Por, teknologjia e shpifjeve me mashtrues me pagesë nuk mund ta ndalë transparencën e vjedhjeve të konsumuara nga klika e Edi Ramës, për kohën që ai ishte në krye të bashkisë së Tiranës. Klithmat e Taulant Ballës, “në vend të vetullave, po i nxjerrin sytë”, imazhit të Edi Ramës si “i pastrehë”, i cili me sa duket, deri sa ti përfundojë ndërtimi i shtëpisë së re, i tipit “eko” në Surrel, “do të vuajë” këtë “mungesë strehimi”, i degdisur hoteleve e resorteve luksoze, tre a më shumë breza ore, larg Shqipërisë.


Ndërsa tellall-amplifikatori i markës “Taulant Balla” vazhdon “të xhirojë bosh”, në rastin më të mirë duke përsëritur vetveten dhe në rastin më të keq duke lexuar me zë e me figurë gazeta të tre a katër viteve më parë, në harkun kohor të jo më shumë se tre a katër ditëve, shefit të tij i kanë dalë disa të palara në shesh. Këto të palara, kurrsesi një “fytyrënxirjes më keq se këpuca”, jo vetëm që nuk mund t’ia zbardhin, por as t’ia fshehin..., sepse gruaja e tretë a katërt e Edi Ramës është “fakt”, pallati pesëkatësh me parking është aty (vetëm lulishtja nuk ekziston) dhe vetëdkelairmi i pasurisë i bërë tashmë publik, ku nuk e gjen... Ai që nuk gjendet, është “bujari”, që “bëri zemrën gur” dhe i dhuroi gruas së tretë a të katërt të Edi Ramës 100 milionë lekë...


Hë, mund të thotë dikush se si mund t’ia mbrojë nderin, imazhin, apo virgjërinë, Edi Ramës...?! 


Dhe kush...?! 


I pa karakteri Taulant Balla...!


Me shumë gjasa, dalja mbi ujë e “zhvatjes” së 100 milionë lekëve si dhe “i mbirjes” së pallatit të familjarëve të gruas së tretë a të katërt të Edi Ramës, në mes të lulishtes, në kundërshtim të plotë me ligjin, është vetëm fillimi në këtë fillimvitit 2013... Lista e investitorëve në pallatin e Lindës, roli i ish-kryebashkiakut të Tiranës në shkeljen e ligjeve si dhe lista e donatorëve për rritjen e mirëqenies së “çiftit Rama”, pritet të jetë vijimi i një fushate transparence që do të rrëzojë tamtamin opozitar për t’iu afruar pushtetit...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›