E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama fillon ditën dhe ironizon Berishën me thënien e Joe Biden

Edi Rama fillon ditën dhe ironizon Berishën me thënien e Joe

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me thënien e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri ka postuar thënien e presidentit me të cilën ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili nuk po pranon rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit me pretendimin se ato u vodhën nga Partia Socialiste.

"Demokracia nuk mund të mbijetojë kur njëra anë beson se ka vetën dy rezultate për një zgjedhje: ose ata fitojnë ose atyre iu është vjedhur fitorja. Joe Biden”, thotë thënia.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë thënie kaq aktuale të Presidentit Joe Biden, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama krah thënies.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›