Edi Rama flet nga Nju Jorku: Kriza i ka rrënjët tek zgjedhjet e shkuara

Nju Jork, 23 Qershor 2010 NOA Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka folur sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi zhvillimet në vend dhe theksoi se, Shqipëria përballet me një krizë aspak të thjeshtë politike, e cila i ka rrënjët në zgjedhjet e shkuara, por, nga ana tjetër, është vetëm maja e ajsbergut të një krize që ka prekur funksionet e demokracisë, ka politizuar e paralizuar drejtësinë, ka hyrë në ekonominë e të dhënave e të shifrave të gënjeshtërta.
Deklarata e Ramës, u bë pak pasi mbylli punimet Këshilli i Internacionales Socialiste, i cili u mbajt në Nju Jork në datat 21-22 qershor.
Në këtë forum të lartë të socialistëve e progresistëve nga mbarë bota, Partia Socialiste përfaqësohej nga një delegacion i nivelit të lartë kryesuar nga kryetari Edi Rama.
Në punimet e ditës së dytë të këtij Këshilli, Rama mbajti një fjalim para qindra delegatëve, duke falënderuar së pari Presidentin e Internacionales dhe njëkohësisht kryeministrin grek, George Papandreu, për iniciativën për integrimin e plotë të rajonit në Bashkimin Europian brenda vitit 2014.
Në fjalimin i Edi Ramës në Këshillin e Internacionales Socialiste mbajtur në Nju Jork, Rama tha se një sistem kushtetues europian, me zgjedhje të standardeve normale për Europën demokratike, me drejtësi të pavarur e media të lirë, me parlament e qeveri transparente, të drejta pronësore të garantuara dhe kapacitete administrative profesionale e të çliruara prej përkatësisë politike, është një sfidë e hapur, por gjermëtash larg së qeni e fituar në funksion të projektit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Dua sot të ndaj me ju bindjen se e majta progresive është forca e duhur për tu përballur me këtë sfidë të madhe të integrimit si sfidë e demokratizimit dhe modernizimit të shtetit e shoqërisë në hapësirën e këtij rajoni, - theksoi Rama duke shtuar se sigurisht nuk është e lehtë, madje është tejet e vështirë.
Më tej Rama tha se sot Shqipëria përballet me një krizë aspak të thjeshtë politike, e cila i ka rrënjët në zgjedhjet e shkuara, por, më anë tjetër, është vetëm maja e ajsbergut të një krize që ka prekur funksionet e demokracisë, ka politizuar e paralizuar drejtësinë, ka hyrë në ekonominë e të dhënave e të shifrave të gënjeshtërta.
Rama ka folur dhe për zhvillimet ekonomike në vend dhe rajon: Ne i shohim me shqetësim të madh vështirësitë e popullit vëlla grek në situatën e sotme ekonomike dhe e admirojmë kryeministrin e Greqisë e qeverinë e tij, për kurajën mbresëlënëse me të cilën po e përballojnë krizën e rëndë.
Kurse shtoi: Por smund tua fsheh se në ndërkohë ndjehemi tejet të shqetësuar për atë çka mbahet mbyllur në errësirën e mungesës së informacionit nga qeveria shqiptare lidhur me gjendjen reale të ekonomisë së vendit tonë. E cila ka dhënë shenja të qarta, alarmante, rënieje, ndërkohë që shqiptarëve u thuhet e kundërta dhe u fshihet kokëfortësish e vërteta.
a.b/r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") patriot - Vellezerit e Edi Rmes.. |23/06/2010 19:36:24 populli vella grek?????mesa duket rama e njef mire kush ja ka **** mamin. dhe
ai na paska qene grek.i sugjeroj te beje DNA test se mos i del vellai serb me
vone.tung Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/25318-edi-rama-flet-nga-nju-jorku-kriza-i-ka-rrenjet-tek-zgjedhjet-e-shkuara';var JOSC_autopublish='1';