Meta: Rezoluta e PE, shenjë njohje e progresit të madh të Shqipërisë mbi reformat

Stamboll, 23 qershor, NOA - Rezoluta që Parlamenti Evropian miratoi sot, njeh progresin e madh të bërë nga vendi ynë në drejtim të reformave dhe konfirmon angazhimin e plotë të Bashkimit Evropian për Shqipërinë
Me këto fjalë, zv/kryeministri Ilir Meta përshëndeti sot rezolutën e miratuar nga komisioni i Jashtëm të PE për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv para drejt liberalizimit të vizave.
Më tej, ai është shprehur se 3 nën-çështjet e mbetura do të përmbushen shumë shpejt dhe duke nënvizuar njëkohësisht se qytetarët shqiptarë do të lëvizin në BE pa viza brenda vitit 2010.
Ndërsa në lidhje me rezolutën për Kosovën, Meta e mirëpriti qëndrimin e eurodeputetëve për të unifikuar qëndrimin e vendeve të BE ndaj Kosovës dhe për të inkurajuar Komisionin që të fillojë dialogun me Prishtinën përsa i përket liberalizimit të vizave edhe për qytetarët kosovarë.
Gjithashtu, përsa u përket çështjeve të brendshme, Meta përsëriti qëndrimin e tij për dialog konstruktiv dhe konkret mes të gjithë faktorëve, si një domosdoshmëri për të ardhmen e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Ai i bëri thirrje edhe një herë opozitës të kontribuojë për integrimin e vendit, duke vënë në dukje se Parlamenti Evropian përmes kësaj rezolute konfirmon qëndrimin për respektimin e Kushtetutës dhe transparencës, si shtylla të çdo zgjidhje të mundshme.
Pikat
kryesore te Rezolutës së Komisionit të Jashtëm të PE:
- Përshëndet miratimin më 27 maj të propozimit të Komisionit Evropian për hapjen e procedurave legjislative për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.
- I bën thirrje Komisionit Europian të verifikojë përmbushjen e çështjeve të mbetura me qëllim hapjen e rrugës për aprovimin nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian të vendimit për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë brenda vitit 2010.
- U bën thirrje të gjithë faktorëve politikë të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të angazhohen në dialog konstruktiv, përfshirë këtu diskutime për një ligj të ri zgjedhor, i cili do të garantojë transparencën e plotë të procesit elektoral në zgjedhjet e ardhshme.
- Thekson se zgjidhja për ngërçin mund të gjendet vetëm duke respektuar plotësisht Kushtetutën dhe parimet e transparencës.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")