E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama flet për çedukim të filloristëve

11-11-2012 / Nga Kostaq Xoxa

Po na politizohen të miturit!

Ka hallin se mos i politizohen nxënësit e shkollave të fshatit!
Replikon me Dr. Berishën se flet në shkollat e reja, të kompjuterizuara, që nënkupton se në tetëvjeçarin e qeverisjes socialiste, thuajse nuk njihej fare kompjuteri nga të miturit! Duket se ER-ja e bluante mendjen e tij me paragjykime përbaltëse në krahasime në kohën kur nxënësit e shkollave të fshatrave do t’u duheshin të kapërcenin përrenj, madje edhe lumenj, për të vajtur në shkollë. Ndërsa tani shkojnë me autobusë, me rrugët e asfaltuara, - domethënë jo gropa-gropa, - si në kohën e socializmit dhe në atë të socialistëve tanë të tanishëm.
Edi na paska hallin, si edukator i brezit të ri (!), se po na  politizohen adoleshentët! Ç’është ky politizim? Na qenka se kryetari i shumicës na merr guximin të krahasojë shkollat e para 2005-s (me 40 veta në klasë), me shkollat e tanishme, që janë si nata me ditën. Kjo, sepse përkundrejt nihilizmit ekstrem të Edit dhe të propagandistëve të tij, krahasimet në problematikën arsimore e nxjerrin gafil atë si edhé jesmenët e tij. Se shkollat moderne  me kompjuter e me laboratorë nuk u dashkan përqasur me ato kur mësuesi jepte mësim në nxënësit e së parë e të së tretës, apo edhe të së dytës dhe të së katërtës,  në të njëjtën sallë mësimi!
Edi Rama s’e ka gjë të flasë për politizim dhe për edukim. Gjithmonë duke vuajtur nga daltonizmi, sëmundje që  nuk lejon dallimin e ngjyrave (jeshilja nuk perceptohet). Kurdoherë duke e parë të zezën e tij si të bardhë dhe të bardhën e kundërshtarëve të tij politikë, - të cilët i trajton si armiq, (sipas mësimeve të shokut Enver), si të zezë. A e ka vrarë ndonjëherë mendjen sesa e kishin rrogën mësuesit, gjatë sundimit të PS-së dhe sa e kanë sot, gjatë pushtetit të qeverisë demokratike? A është kujtuar ndonjëherë të krahasojë fondet financiare me cilësinë e shkollave, atëherë dhe sot? Natyrisht, duke mos lënë mënjanë inflacionin por duke e llogaritur edhe atë, për të mos spekuluar, mandej, me gjendjen reale, në kuptim të mirëqenies... Po universiteteve publike dhe private a ua ka llogaritur ndonjëherë numrin tërësor të studentëve? A e di ai sesi është gjendja e konvikteve sot, e krahasuar me atë të së kaluarës, në kohën e partisë së tij?
***
Na përmend edhe politizimin e të miturve! Po në ekzaltimet e Konferencës së Pezës , ku çdo veteran  kishte në dorë foton e diktatorit në dorë (në përmasa të mëdha) dhe me ato shallet e kuqe në qafë, a i kujtohen Edi Ramës të miturat, të cilave u vinte autobusët gratis në dispozicion, për të bërë festë të përbashkët? Dëshmitarë të atyre ngjarjeve anakronike i kanë përmendur edhe në shtyp ato vocërrake që kishin bërë orgji gjer në të gdhirë me veteranët që u bënë rrumbull me raki, duke kënduar këngët e dikurshme “Enver Hoxha e mprehu shpatën / Edhe njëherë për situatën!”. Bash disa nga të pranishmit e zhgënjyer kanë folur shkoqur për drogën e përdorur nga adoleshentet!
Hipokrizia s’ka brirë. Veteranët, që në vitin 1991 kërcënoheshin të dënoheshin me vdekje  nga “antikomunisti” E. Rama (!), tani bënin “causa comune”  me Edvinin, e shndërruar në stalinist, sipas shembullit të Enverit. Të gjithë së bashku festonin 16 shtatorin, për të cilin Miladin Popoviçi thoshte se e kishte ngarkuar me detyrën  për të dërguar ftesat e delegatëve te njeri e te tjetri, duke ia shpërfillur dinjitetin e të parit në KQ të P.K.Shqiptare. Kuptohet se këto i thoshte kur Velimir Stojniçi ia kishte zënë vendin Popoviçit dhe këtë e kishte kritikuar rëndshëm E. Hoxha në Plenumin e Beratit.  Enveri, tashmë, i merrte orientimet nga i sapoardhuri, padroni i tij i ri.
Propagandisti i rëndomtë, E. Rama, bën sikur nuk kupton sesi janë katandisur tekstet shkollore prej historianëve të indoktrinuar, tekste të cilat janë kritikuar publikisht në faqet e shtypit tonë të pamolepsur me ideologjinë e jashtëkohshme. Mbase kërkon të përligjë këta farë historianësh, që synojnë të jenë protagonistë edhe të festimit të ngjarjes së ndritshme të festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë? Ata e kanë thënë hapur se kryetari i ekzekutivit shqiptar duhet t’ua lërë historinë historianëve. Cilëve? Atyre që propagandonin diktatorin brenda mureve të ministrisë së Jashtme, duke përfituar nga posti i ministrit të Jashtëm në këtë dikaster, fill pas katrahurës shkatërrimtare të asaj ngjarjeje të përzishme të ’97-s?
Zonja Jozefina Topalli bëri një mbledhje në Sallën e madhe të Godinës së Kryesisë së Kuvendit , të premten, më 9.11.12, ora 17.00. Në këtë mbledhje ajo nderoi deputetët e Kuvëndit Popullor që u ekzekutuan gjatë diktaturës. U përkujtuan nacionalçlirimtarët që, si deputetë, kërkuan zgjedhje të lira dhe pluralizëm, si Shefqet Beja e të tjerë sikundër edhe antifashistë antikomunistë, si Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari, e të tjerë,: Njëherësh edhe antifashisti që u shpall tradhtar, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi etj. Pa përjashtuar Qemal Stafën, që nuk e jetoi pushtetin e pasluftës.
Kurse historianët e E. Ramës, kërkojnë lavdet për diktatorin, nga mllefi për figurën e Ahmet Zogut I. Demagogjia e Ramës është e vjetër dhe inkoherenca e tij është e pashoqe. Ai e rrëmbeu pushtetin në krye të partisë; nuk e mori. Manovroi me nenin 28 të statusit të partisë së tij, duke qenë vetë dështues i kurdohershëm. E pamë se si u votua  përbrenda radhëve dhe qenë të bujshme protestat me dorëzime të mandateve të deputetit. Zgjoi indinjatë të përbrendshme ajo shurdhëria e tij në valët elektronike të pjesëmarrësve në instancat e tij të larta partiake. Ai është bërë i pabesueshëm brenda radhëve, në krye të herëve. Njerëz që gëzojnë besimin e tij e kishin lënë popullin në iluzionet se do të rimbursohej në 100 % dhe krijuan pakënaqësi që ata që morën pushtetin në dorë, përmes kryengritjes me  frymëzim bolshevik,  të kishin mundësinë për të vjedhur me të dy duart. U bë deti kos! Një helikopter blihej nga të privilegjuarit e pasnëntëdhjeteshtatës  me çmimin e një autobusi të zakonshëm! Kryetari i Shoqatës së zgjedhur nga të dëmtuarit, ua nxori në shesh të gjitha abuzimet e kësaj natyre e të tjera. Dhe paraqiti, në intervistat e kohës, se cilët ishin abuzuesit e vërtetë. Koordinatori zyrtar i socialistëve për të bërë rimbursimet, nuk guxoi të ballafaqohej publikisht në mediet,  përballë kryetarit të Shoqatës së zgjedhur nga të humburit në firmat.  Ky i fundit kishte shpallur publikisht se të fituarit abuzivisht gjendeshin në ambientet e fuqishme të PS-së. Dhe ballafaqimi i premtuar nuk u bë kurrë në TV. Nuk u shpërnda as 10 % e asaj që ishte premtuar për rimbursim. Për të larë veten, thanë se kryetari i opozitës së pas ‘97-s kishte thënë se paret ishin të pastra. Por si kujtonin? Se paret e emigracionit ishin jo me djersë të ballit, pavarësisht nga disa të majmur (që dihet se të cilës anë ishin), kishin abuzuar edhe përtej Adriartikut? Firma të tilla ishin në të gjitha vendet lindore, veçanërisht; madje kishin qenë më parë edhe në Amerikë. Por vetëm në vendin tonë u abuzua djallëzisht, për të vënë në dorë pushtetin me ato që u quajtën zgjedhje të “feudeve!: “Po të vish këtu për propagandë zgjedhore , të pret litari!”. Nën këtë terror u bënë një pjesës e madhe e zgjedhjeve me... vetveten!
Ja, pra, nga premtimi, gjer te realizimi! Një gjendje të tillë kërkon të hedhë në treg Rama sot,  duke mohuar se përmbytjet bëhen nga  rrugët e shkuara shkel e shko, vite më parë, pa kanalizime të sigurta,  madje të lëna edhe gropa-gropa, për t’u bërë nga fillimi nga pasardhësi! Ja, si është e vërteta e pasurimit të paligjshëm përmes një pune joprofesionale. Ja si flitet për të mohuar shkollat, kundër ndërlidhjeve të  tyre me asfalt Kryeqytetit, nuk i punonte as sahati qendror për një kohë të pabesueshme. Ndërsa flitej  kundër rrugës së Kombit.
Pas politizimit të të miturave në Pezë me propagandë enveristë të neveritshme, mund ta këqyrim vetë këtë “edukator të të miturave”, Ramën, edhe në shkrimet e tij pornografike, si ato të tregimit “Hiqi brekët, Ina”, me personazhin kryesor më të degjeneruarin e klasës, “që i vinte duart nën bankë Inës së shkretë” të tetëvjeçares!  Ishte ky i përdalë  që e mësonte shokun e ngushtë, Edin, sesi të masturboheshin kolektivisht! Dhe ky i fundit na jep leksione si pa të keq, për politizim të nxënësve të shkollave sot, si edhé për çedukim! Shkrime të tilla, të miturat i lexojnë fshehurazi nënës e babës, qofshin këta të djathtë apo të majtë. Nuk është argumenti i vetëm që, edhe të majtët, e durojnë nga halli. Disa, më të guximshmit, ia kanë thënë në sy. A e durojnë dot të majtët e ndershëm që një sindikalist jopartiak të gradohet në instancat e larta të PS-së, për shërbimin në korrupsionin e mbledhjes së njerëzve për zallamahi të paligjshme, përmes korrupsionit? Apo për beniaminin e tij të skandaleve kanibaleske, duke tronditur  BE-në me fantazira të shthurura?
Eja e besoji këtij kryeopozitari, të kam rixha!  

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›