E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibinë e Fierit, Ramës s’ia beson as partia

11-11-2012 / Gazeta 55

Edvini po e bashkon Fierin me statusin e kandidatit, pasi shpreson se bllokimi do t’i sjellë përfitime elektorale, por këtë alibi të dobët, s’po ia pranojnë as në partinë e tij. Arben Malaj ka dalë publikisht kundër, ndërkohë që Ben Blushi po drejton grupin e opozicionit të klubeve, duke e denoncuar këtë sjellje si një taktikë që do t’i çojë në falimentim politik. Kur alibia s’bind dot as partinë e tij, imagjinoni se sa do ngjisë në fushatën e 2013-s. Tashmë Ramës i ka mbetur veç një gjë, të tërhiqet në minutën e fundit, siç ka bërë shpesh gjatë 3 viteve të fundit

Fushata politike e Edi Ramës për të ndërkombëtarizuar çështjen e qarkut të Fierit me nxjerrjen në konferencë për shtyp të Ditmir Bushatit, i cili është kryetar i komisionit parlamentar për punët e Jashtme, pati dje pikën e saj më të lartë. Mirëpo çështja e qarkut të Fierit të kthyer në kusht të padiskutueshëm nga kreu i PS Edi Rama (dhe jo nga komisionari Fyle) për të penguar marrjen e Statusit të vendit kandidat të Shqipërisë është kleçka me argumentimin më të dobët në botë. Është alibia e papërgjegjshme e kreu të opozitës që për motive të dobëta elektorale gjen një kauzë për reflektuar në mënyrë të fshehtë sjelljen antiintegrim. Cështja e qarkut të Fierit si kauzë për të mbajtur peng tre ligje që kërkojnë 3/5 e votave është e papranueshme jo vetëm për opinionin publik por dhe brenda Partisë Socialiste ka zëra që mendojnë ndryshe në lidhje me integrimin. Aktivizimi i deputetëve që mendojnë ndryshe nga Rama në PS u duk në qëndrimin e  deputetit socialist Arben Malaj, që deklaroi se qarkut i Fierit s’mund të mbajë peng procesin e  integrimit Europian. Kundër deputetit Malaj u përdor formula e kërcënimit që u shqiptua prej Gramoz Ruçit, i cili tha se “Malaj duhet të respektojë familjen politike”. Ky killerazh i zërave që shikojnë tek përdorimi i çështje në gjykim të Këshillit të Qarkut të Fierit, si një levë arkimedi për të përmbysur rekomandimin e komisionarit Fyle për BE që Shqipërisë t’i jepet statusi sapo të votohen tre ligjet është i padrejtë.
Komisionari Fyle nuk e kushtëzoi integrimin evropian me çështjen e qarkut të Fierit, por me tre reforma: Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji për Nëpunësin Civil dhe rregulloren e parlamentit.
Kuptohet vetiu prapaskena politike është më zhurmshme sesa skena mediatike e grupeve me interesa të kundërta politike. Në Partinë Socialiste zërat kundër taktikës së Ramës me alibinë e qarkut të Fierit janë mbledhur rreth deputetit Ben Blushi, përfaqësues i formulës denoncuese tek ndërkombëtarët të linjës politike të Ramës. Gjatë natës së gjatë të votimit për president në Amerikë, ku shumë ambasadorë ishin në hotel “Rogner” për ndjekur rezultatin e votimin, në një cep Ben Blushi është parë të bisedojë për çështje të politikës së brendshme dhe apelit të sekretares Klinton në Kuvend, që për interesa kombëtare gjërat e vogla lihen mënjanë. 
Gjithashtu izolimi i Ramës në Fier po has vështirësi për t’u pranuar partinë e tij, ku deputetë jo të afër me linjën e Ramës ka kontakte të përditshme me përfaqësues të kancelarive botërore në Tiranë, që informojnë vendet e tyre për sjelljen politike të liderit të opozitës dhe japin indikacione sesi duhet të sillen më të.
Sidoqoftë një për të dalë në dritë si bashkëpunues për çështjet evropiane, tashmë Ramës i ka mbetur veç një gjë, të tërhiqet në minutën e fundit, siç ka bërë shpesh gjatë 3 viteve të fundit. Edhe konferenca e djeshme e deputetit Ditmir Bushatit si kryetar i komisionit parlamentar të punëve të Jashtme sinjalizonte dilemë e javës më të vështirë politike të kryetarit të Partisë Socialiste. Edi Rama duhet të vendosë brenda pak ditëve se në cilën linjë të Theodosit duhet të çojë opozitën, në Lindje apo Perëndim?  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›