Edi Rama ironizon koalicionin e Berishës: Kujtim Gjuzi është më simpatiku, më i miri nga ata

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në rubrikën “Sy më Sy”, live në Facebook, se Partia Socialiste është e vetmja zgjedhje që shqiptarët kanë për të çuar vendin drejt Bashkimit Europian, duke theksuar se ky proces nuk duhet të ketë asnjë ndërprerje.
Rama nuk ka hezituar të përdorë edhe ironinë ndaj koalicionit të PD-së, që përbëhet nga 25 parti dhe quhet “Shqipëria Madhështore”. Ai tha se “Imagjino të hyjmë ne në histori me Kujtim Gjuzin. Kujtim Gjuzi është fryma, pamja dhe gjithë simbolika e Shqipërisë Madhështore. Ne nuk na duhet kjo, ne na duhet Shqipëria në Bashkimin Europian”.
Kryeministri ka ironizuar koalicionin e Berishës me një seri partish politike të panjohura, duke shtuar se Kujtim Gjuzi është simbolika e “Shqipërisë Madhështore”. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Rama e cilësoi Gjuzin si “më të mirin” nga ky koalicion.
“Kujtim Gjuzi është ekselent, është më i miri nga ata. Është më simpatiku, më europiani nga ata”, tha Rama.
/vizionplus.tv