E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çekia: Mbështesim Shqipërinë në BE! Ministri i Jashtëm Igli Hasani pret homologun e tij

Ministri i Punëve të jashtme, Igli Hasani ka pritur sot në ambientet e ministrisë homologun e tij të Çekisë, Jan Lipavský. Hasani theksoi se takimi shërbeu për të përforcuar më tej bashkëpunimin mes vendeve sa i takon sigurisë dhe rrugës së integrimit.

Ministri Hasani: Bisedimet tona u përqendruan natyrshëm në fushat e bashkëpunimit dypalësh, përfshirë ekonominë, mbrojtjen dhe sigurinë, si dhe në zhvillimet e fundit në turizëm, arsim, kulturë dhe sektorëve të tjerë të interesit të ndërsjellë.U përmendën gjithashtu angazhimet dhe prioritetet e përbashkëta në kuadër të organizatave ndërkombëtare, ku të dy vendet tona janë anëtare, dhe u diskutuan edhe dinamikat. Përsa i përket agresionit rus ndaj Ukrainës, ne ritheksuam përkrahjen tonë të palëkundur për popullin ukrainas në luftën e drejtë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

Ministri i Jashtëm i Çekisë garantoi mbështetje të palëkundur për Shqipërinë sa i takon anëtarësimit në BE.

Ministri Lipavský: Çekia ka qenë mbështetje e integrimit, BE nuk mund të jetë e plotë pa anëtarësimin e Ballkanit. Keni mbështetjen tonë të plotë për t’i mbyllur bisedimet e anëtarësimit deri në 2027.

Në mbyllje, ministrat njoftuan bashkëpunim të shtuar në fushën e mbrojtjes duke përfshirë kompanitë dhe institucionet e interesuara mes dy vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›