Edi Rama largohet nga lista e beqareve

Ashtu sikurse ishte e bere e ditur edhe me pare nga mediat ceremonia festive qe nisi ne oren 16.00 u zhvillua ne pranine e nje numri shume te madh te ftuarish rreth 800 persona te aferm por edhe miq e kolege figura te njohura te politikes se vendit dhe pjesetare te trupit diplomatik.
Per te ruajtur privatesine e festimeve mediat u mbajten larg por sipas te ftuarve ne ceremonine martesore mes tyre ishte edhe Presidenti i Republikes Bamir Topi me Zonjen e tij te cilit iu ofrua edhe feta e pare e tortes.
Thuhet se fjalen e pare ne kete ceremoni e mbajti mikja e afert e zotit Rama kineastja Liri Begeja. Ajo mesohet se i ka vendosur unazen ne gisht dhendrrit i cili ne diten e tij me te bukur kishte zgjedhur per te veshur nje kostum ngjyre te erret.
Veshja e nuses ishte ne ngjyre me te hapur. Zonja Linda Basha kishte veshur nje fustan gri te lehte te gjate deri ne fund te kembeve te hapur ne kurriz ne forme V-je. Floket dhe tualeti fare i thjeshte.
Ne fakt thjeshtesia thuhet se ka qene karakteristike edhe arredimit te vete vendit ku u zhvillua ceremonia duke konsideruar edhe orarin nga ora 16.00-18.00 ajo kishte formen e nje aperitivi.
Hapesirat ishin dy nje ambient i hapur ku te ftuarit u priten fillimisht dhe nje tjeter i mbyllur ku u zhvillua edhe ceremonia e shkembimit te unazave dhe prerjes se tortes.
Nje dite me pare cifti i sapomartuar ka zhvilluar nje tjeter feste shume me intime dhe sigurisht pa pranine e mediave me familjare ku kane qene te pranishem djali i Edi Rames Gregu dhe vajza e Linda Bashes Rea e ardhur nga Zvicra ku edhe jeton posacerisht.