Regjistrimi opozita dyshuese per procesin
Deputeti i Partise Socialiste Ilir Gjoni pritet te zhvilloje nje interpelance me Kryeministrin Sali Berisha ne Parlament per ceshtjen e regjistrimit te popullsise. Detajet per zhvillimin e kesaj interpelance selia roze pritet ti beje te ditura ne ditet ne vazhdim.
Nga ana tjeter deputetet demokrate nuk kane nje sqarim apo nje argument ne lidhje me ceshtjen e regjistrimit te popullsise pasi jane te painformuar qartesisht lidhur me kete proces. Ekskluzivitetin e ketij procesi e ka ne dore ministri i Inovacionit Genc Pollo.
Nderkaq ish-kreu republikan Sabri Godo e cileson regjistrimin nje ceshtje delikate duke theksuar se ai duhet te behet pasi shqiptaret te kene perfituar nga liberalizimi i vizave. Regjistrimi i popullsise duhet te behet kur te perjashtohen dy elemente besimi fetar dhe perkatesia etnike. Regjistri do te behet i lire vetem pasi shqiptaret do te mund te levizin lirshem ne Europe dhe nuk do te jene te detyruar qe per shkak te nje pune apo ceshtjeve te tjera te deformojne besimin fetar apo perkatesine etnike tha politikani veteran Sabri Godo.
Regjistrimi i popullsise mbi baza gjuhesore perkatesise fetare dhe etnike perben nje rrezik serioz dhe kercenim per territorin e vendit. Reagimi i forte vjen nga nje prej hartuesve te Kushtetutes politikanit Sabri Godo i cili ne kete menyre i pergjigjet menyres se si po kryhet ky regjistrim. Politikani Sabri Godo e sheh kete projekt si shume te rrezikshem qe do te conte ne rritje artificiale te shtetasve me kombesi greke ne vendin tone. Sipas Godos pas kesaj Greqia do te kishte edhe pretendimin per kerkesa te tjera. Politikanet shqiptare e shikojne rrezikun te regjistrimi i popullsise me baze etnike dhe fetare si nje ceshtje qe ka te beje me te drejtat universale te njeriut. Shume njerez kane ndryshuar kombesine ne kembim te pensioneve nga shtete qe pretendojne se kane minoritetet e tyre ne Shqiperi. Ne rast se regjistrimi do te behej ne nje forme te tille atehere ne Shqiperi do te kishim me teper njerez me kombesi greke nga ckemi realisht. Edhe kryetari i PDU-se Shpetim Idrizi ka bere me dije kohet e fundit se do te kerkoje nje interpelance me ministrin Genc Pollo per regjistrimin e popullsise. Partia per Drejtesi dhe Unitet nuk eshte kunder regjistrimit por kunder menyres se si po kryhet ai. Me daten 15 nentor 2009 Kryeministri Sali Berisha nepermjet nje deklarate ka bere me dije se me gjithe ekzistencen e disa rekomandimeve nga nderkombetaret qe te mos behet une jam ne regjistrimin e ketij vendi qe do te behet nga kjo qeveri. Cdo qytetar do kete te drejte te shenoje gjuhen perkatesine etnike besimin fetar.
Nuk eshte hera e pare qe kjo ceshtje behet objekt diskutimi por edhe sepse ne Shqiperi ashtu si ne mbare Ballkanin etnia dhe feja jane pare gjithnje si ceshtje delikate qe bartin ne vetvete rrezikun e hapjes se nje kutie te Pandores nga ku mund te dalin soj-soj pretendimesh duke filluar qe nga pretendimet territoriale e deri te prishja e ekuilibrave shpesh te brishte te bashkejeteses fetare dhe etnike.