Edi Rama martohet fundjaven e ardhshme

Lideri i partise Socialiste Edi Rama duket se ka vendosur ti jape fund jetes prej beqari dhe te martohet. Selia Roze ka konfirmuar lajmin per martesen e afert te liderit te opozites Rama. Mesohet se kryebashkiaku i Tiranes Rama ka vendosur te martohet me Lindita Bashen nje pedagoge me te cilen kishte nje lidhje prej 2 vjetesh dhe vendimi per tu martuar duket se ka ardhur natyrshem.
Lajmi konfirmohet nga burime prane kryesocialistit. Lindita Basha eshte ekonomiste profesoreshe ne universitet dhe aktiviste e shoqerise civile. Mesohet se fundjaven e ardhshme eshte vendosur te kryhet ceremonia martesore e kreut te PS Edi Rama me pedagogen Lindita Basha.
Vendimi i Edi rames tashme 46 vjec per te qendruar beqar deri me tani i ka shkaktuar jo pak telashe ne jeten politike pasi eshte akuzuar shpesh nga partia Demokratike se nuk njeh vlerat e familjes akuza nga te cilat tani ndoshta do te shpetoje.