Nuk e duam m... e italianeve
Nuk e duam m... e italianeve. Trenat e bllokuar ne Salerno nuk ishin asgje. Qe prej nje muaji Tirana e Durresi i ngjajne Bellizzit. Shqiptaret qe kane pushtuar rruget lidhen pas portave shtrihen para ministrive.
Thirrje te perditshme opinionisteve teknikeve intelektualeve. Te gjithe kunder Fatos Nanos kryeministrit te vendit. Te gjithe kunder Italise dhe marreveshjes sekrete mbi shkarkimin e plehrave ne Sharre e Kashar qe do te behen per Shqiperine si nevojtorja jone.
Nje gje eshte e qarte - thone ne redaksine e Shekullit e perditshmja qe ka uleritur per kete skandal - diku duhet te perfundoje grumbulli i plehrave qe Campania Kalabria Pulia dhe Sicilia nuk dine ku ti hedhin. Vendi i zgjedhur eshte Shqiperia. Kjo ka ndodhur para se te shperthente revolta ne Salerno plehrat tuaja kembehen me bileten tone per te hyre ne Evrope.
Nuk eshte ndonje gje e re qe Shqiperia eshte nje prej tapeteve poshte te cileve lindin shpifesirat e kontinentit. Ne fillim te viteve 90 hyne ilacet e skaduara nga Gjermania. Me pas vjen ceshtja e vagonave me asbest te hedhura nga trenat e Evropes.
Keshtu ne 1998 vijne bizneset e Tiger Techonolgy shoqeria ne det te hapur qe kishte nje zyre dhe nje adrese ne Londer dhe studionte ne menyre per te eksportuar lenden qe vjen nga perpunimi i plehrave te prodhuar ne Pulia.
Dhe historia tjeter shperthen me 26 maj kur disa ministra te qeverise Nano firmosen me nje shoqeri romane Albaniabeg Ambient te Francesco Becchetti nje koncesion prej 30 vitesh per te djegur mijera tonelata te plehrave italiane ne dite ne Kashar.
Marreveshja tjeter eshte per te zgjeruar vendin e shkarkimit te plehrave ne Sharre ne periferi te Tiranes- e hapur qe ne kohen e Hoxhes por tashme qe kerkon nje hapesire 7-8 here me shume nga cka qene dhe nuk mund te perballoje me dot konsumet e nje popullsie tashme te trefishuar.
Albaniabeg ishte ngarkuar disa vite me pare per te ngritur nje hidrocentral ne Tepelene inauguruar me pas nga Nano dhe eshte prezantuar ne zyrat e Tiranes me nje zoteri qe eshte gjithashtu keshilltari ekonomik i Nanos.
Ne te vertete- akuzon opozita shqiptare e Berishes - kjo eshte nje marreveshje gjigante prej 180 milione eurosh. Albaniabeg do te djege falas plehrat e shqiptareve vetem per 5 vjet. 25 vitet e tjere do te sherbejne per te tretur ngarkesen qe do te vije nga Italia. Mbi te gjitha impianti i Kasharit eshte i madh me shume se dyfishi i asaj qe i sherben gjithe Shqiperise.
Plehrat italiane do te importohen me anije nga Brindisi ne Durres si lende te para per djegie. Per te shmangur taksat doganore dhe per te mos alarmuar shume opinionin publik.
Botuesi i Shekullit Koco Kokedhima ka ngritur njerezit me kembe duke akuzuar Nanon se po importon ekomafian italiane. Kokedhima e zuri edhe me ambasadorin tone ne Tirane Attilio Jannucci qe qendron prapa skemes se bashkepunimit italian. Jannuci iu pergjigj duke thene se keto polemika do te ndikojne negativisht ne negociatat per hyrjen e Shqiperise ne BE...
Por keto fjale nuk i qetesojne protestat perkundrazi. Kur pyetem senatorin e gjelber Francesco Martone te Legambiente ai akuzoi se shkarkimi i plehrave ne vendet me te varfra eshte paaftesia jone si italiane per ti perpunuar ato dhe per te favorizuar ekomafian.
Ambasadori yne ne Tirane duhej te shpjegonte cilat interesa e shtyjne per te folur aq shume ne mbrojtje te kesaj - thote Robert Ferringo i Greenpeace. Kjo histori eshte e dyshimte nen flamurin e ndihmave humanitare te bashkepunimit zbulohet projekti qe ndihmon ne fakt Italine. Terreni eshte i shendetshem pas droges qeniet njerezore dhe armet kjo e plehrave eshte biznesi i ri i nje Shqiperie te re.
Corriere della Sera qershor 2004