E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama mbledh nesër ministrat, në takim edhe deputetët e kryetarët e komisioneve parlamentare

Të premten, ministrat do të raportojnë arritjet si dhe objektivat e këtij viti për Kryeministrin Edi Rama.

Në Pallatin e Brigadave në orën 10:00, kreu i qeverisë ka thërritur në një mbledhje të formës retreat, kabinetin, grupin parlamentar si dhe kryetarët e komisioneve të Kuvendit.

Ky takim rutinë i cili zhvillohet çdo janar ka si qëllim dhënien e detajeve të punës së qeverisë si dhe direktivat që kabineti dhe shumica parlamentare do të marrin nga shefi i ekzekutivit.

Takimi është parashikuar me dyer të mbyllura ndërsa më herët, qeveria është treguar hermetike në dhënien e detajeve të mbledhjeve të zhvilluara.

Nderkohe mëngjesi i kësaj të enjteje nisi me një mbledhje në selinë rozë, ku sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi mblodhi drejtuesit e qarqeve në takimin e parë për vitin 2026.

Pa dhënë shumë detaje, burime bënë me dije se ky takim kishte në fokus organizimin partiak dhe çështje të brendshme, mbledhje kjo e zhvilluar pa prezencën e kryesocialistit Edi Rama.

Por mesa duket takimet e mazhorancës nuk përfundojnë me kaq. 16 janari do të mbledhë sërish grupin parlamentar të PS ndërsa punimet nuk priten të drejtohen nga shefi i deputetëve Taulant Balla por nga vetë Rama.

Ky do të jetë takimi i dytë ku kreu i qeverisë mbledh ligjvënësit e partisë që ai drejton ndërsa takimi i parë u zhvilluar tri javë më parë në Kryesinë e Kuvendit.

Pritet që deputetët të marrin porosi të reja, teksa më herët iu kërkua nga kreu I qeverisë që të dalin në terren dhe të zhvillojnë sa më shumë takime në zonat e tyre përkatëse./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›