E Hënë, 2 Nëntor 2026

Edi Rama në Samitin e liderëve evropianë në Rejkjavik, puth në ballë kryeministrin e Luksemburgut

Edi Rama në Samitin e liderëve evropianë në Rejkjavik, puth

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Islandë, ku do të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Evropës. Ai është takuar me të pranishmit dhe gjatë parakalimit para mediave është përqafuar me kryeministrin e Luksemburgut, politikanin evropian që e ka konsideruar një mik të mirë, Xavier Bettel.

Madje, Rama e puth atë në ballë para gjithë mediave botërore që kanë shkuar në Rejkjavik dhe do të ndjekin nga afër punimet e Samiti të liderëve të Këshillit të Europës.

Të pranishëm në kryeqytetin e Islandës janë krerët e shteteve dhe qeverive nga 46 shtete anëtare të Këshillit të Evropës. Ata pritet të riafirmojnë angazhimin e tyre të përbashkët ndaj vlerave thelbësore të Këshillit të Evropës dhe për të rifokusuar misionin e tij në dritën e kërcënimeve të reja për të drejtat e njeriut dhe demokracinë dhe për të mbështetur më tej Ukrainën.

[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="701815,701816,701818,701819"]

Më 7 nëntor 2022, Komiteti i Ministrave ra dakord që një Samit i 4-të i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Këshillit të Evropës do të mbahej nën Presidencën Islandeze të Komitetit të Ministrave në Rejkjavik, Islandë, më 16 dhe 17 maj 2023.

Kryeministri Rama ka lënë pezull festimet për fitoren e zgjedhjeve lokale dhe sot ka fluturuar drejt Rekjavikut. Ai do të jetë atje dhe nesër dhe më pas do të rikthehet në Shqipëri, ku siç kla thënë, do të nis një tur falenderimesh, nga Shkodra dhe në qytetet e tjera me radhë.

Në fund të Samitit, Islanda do t'i dorëzojë Letonisë Presidencën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›