Dy ditë nga zgjedhjet, deklarata e Erion Veliaj: Ky është mandati im i fundit në Bashkinë e Tiranës!
Kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur mbrëmjen e sotme se ky është mandat i tretë i sapo fituar, do të jetë edhe i fundit i tij në krye të Bashkisë së Tiranës. Kjo deklaratë vjen dy ditë nga zgjedhjet e 14 Majit, ku ai fitoi bindshëm garën përballë Belind Këlliçit.
"Ky është mandati im i fundit në bashkinë Tiranë", u shpreh ai në "Top Story", ndërsa kur Grida Duma e pyeti nëse do të lërë gjurmë në këtë mandat, Erion Veliaj renditi disa nga ndryshimet që pritet të ndodhin në kryeqytet këtë 4 vjeçar.
"Bashkia e re do të jetë tek Bulevardi i ri. Vendim i gjykatës për Kopshtin Botanik, shkollat i kemi në proces, do të marrim një vendim për dizajnin e Gjykatës së Lartë, kemi dy grupe finaliste", shtoi ai.
Neni 59, pika 2 e ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore", thotë konkretisht se "Kryetari i bashkisë mund të zgjidhet dhe të ushtrojë vetëm 3 mandate të njëpasnjëshme në krye të bashkisë, me të drejtë rizgjedhjeje."
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
