Edi Rama në kërkim, s’del dot në publik se zbulohen gjurmët e dhunës së Vjenës
Në përpjekje për të imituar kryeministrin Berisha dhe takimet “town hall”, Edi Rama ka dalë nga binarët që në takimin e tij të parë me popullin. Pas dhunës në Vjenë dhe përplasjeve me studentët në Tiranë, kryetari i opozitës iu është rikthyer skenarëve të porositur, me publik të blerë e pa asnjë pyetje, si e vetmja mënyrë për të mos regjistruar precedentë, që do të zbulojnë një politikan që humbet qetësinë para shqiptarëve, qoftë për shkak të mungesës së ekuilibrit psikik, apo edhe prej dyshimeve të overdozës
Edi Rama dështon edhe si imitues. Ky është dështimi i radhës, pas atij si humorist, apo gaztor, që e shndërroi në “gazin e botës”.
Me nder të themi humori i sforcuar dhe bajat që ai pretendonte se bënte “të pshurreshin tujë qesh” tek-tuk vetëm ndonjë të ftuar në sallat e monologëve të tij, bëri të kuptojë dështimin e tij edhe në këtë “fushë të artit”.
Ndaj dhe ju kthye përkohësisht, imitimit të rivalit të tij politik.
Pas të folmeve e deklaratave gjithmonë me π/2 vonesë, në fazë e në kohë, Edi Rama ka zgjedhur sërish me π/2 vonesë, në fazë e në kohë, të imitojë përkohësisht Kryeministrin, e thënë ndryshe, të bëjë (tashmë jo vetëm të thotë), çfarë bënë kreu i mazhorancës.
Në përpjekje për të imituar përkohësisht kryeministrin Sali Berisha dhe takimet e tij të tipit “town hall”, Edi Rama ka provuar me imitimin e tij, “të shkelë në një fushë të minuar” për atë vetë.
Nuk ka mundur ta përballojë këtë “format”, por ka dalë nga binarët që në dy takimet e tij të para ballafaquese me publikun. Ndërsa në kryeqytetin austriak, në Vjenë, me dhunën fizike dhe verbale ndaj një diplomati shqiptar, kapërceu kufijtë shqiptarë me bëmat e tij, në Tiranë konfirmoi në ballafaqimin e dy ditëve më parë me pedagogë e studentë, se Edi Rama është po ai, që i sheh, tashmë me syzet mavi (dikur syze rozë), të gjithë që guxojnë ta pyesin e ti kërkojnë sqarime, si “provokatorë” të “desantuar” nga kundërshtari politik.
Në kushte e dështimit edhe të kësaj sprove, të imitimit përkohësisht të kundërshtarit, por për më tepër pas dhunës në Vjenë dhe përplasjeve me studentët e pedagogët në Tiranë, kryetari i opozitës Edi Rama iu është rikthyer skenarëve të porositur, sipas “standardit” të monologut, ku “ai thotë ‘mendimin’ e tij dhe të tjerët tundin kokat e tyre”.
Në daljet e tij më të fundit publike, para një publik të blerë, kundrejt porosisë se nuk duhet të guxojnë të bëjnë asnjë pyetje, Edi Rama ka zgjedhur ti rikthehet kësaj mënyre “komunikimi”, si e vetmja mënyrë për të mos regjistruar precedentë. Rikthimi te ajo që ai di të bëjë më mirë, monologimi, përballë një auditori ku “ai thotë ‘mendimin’ e tij dhe të tjerët tundin kokat e tyre”, është zgjedhja më e mirë për atë vetë, për të shmangur zbulimin, “daljen në shesh” të një politikani që humbet qetësinë para publikut, qoftë për shkak të mungesës së ekuilibrit psikik, apo edhe prej dyshimeve të overdozës.
Kjo mënyrë komunikimi, tek e cila është rikthyer Edi Rama, e shndërron atë në një kandidat për kryeministër, në ilegalitet, e thënë ndryshe, në kërkim, i cili nuk mund të guxojë të dalë, për më tepër të ballafaqohet në publik, sepse zbulohen gjurmët e dhunës së Vjenës, të shfaqura nga ana e tij në mënyrë të përsëritur edhe në Tiranë, apo gjetkë…