E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha akuza Ramës për KQZ: Muhon bëjë deputet, në KQZ nuk e kthen dot më

Lideri i mazhorancës Sali Berisha ka akuzuar kreun e PS-së Rama se përmes betejës së tij të parafundit politike po tenton të rikthejë Ilirjan Muhon në KQZ. Nga qyteti i Lezhës, Berisha e garantoi rivalin e tij politik se ai mund tia veshë kostumin e deputetit përfaqësuesit të LSI, por asnjëherë ta rikthejë më në KQZ.

Pasi tentoi të shtyjë datën e zgjedhjeve, sepse duhet ta dinin se zoti. Rama ditën e gjykimit e ka ditën e tmerrit. Pasi tentoi të vërë në kolaps institucionin e zgjedhjeve tani bën betejën e Muhos, i them se kjo është beteja e parafundit , se të fundit e ka me 23 qershor. I them zotit Rama se kur të kthehet Muho, është kthyer Kuqoja 2 herë më shpejt. Harroje, bëji të dy deputetë ,por në KQZ nuk i kthen dot më deklaroi ai.
Berisha është ndalur edhe në incidentin e Kryesocialistit në Vjenë, ku sipas tij nga frika e dështimit të radhës e ka humbur kontrollin.

Në palën tjetër ka frikë, tmerr nga disfata e radhës. Kur i thashë 10 ditë më parë kontrolloje dëshpërimin, frikën dhe tmerrin që të ka kapur, pati njerëz që më panë me habi por ja cndodhi në Vjenëajo që ska nddhur asnjeherë në historinë politike,vajti në një vend mik kreu një akt nga më ordinerët dhe më poshtëruesit. Do lëmë me gisht në gojë të gjithë ata që thonë se shqiptarët smund dhe sdinë të votojnë. U them atyre mos përsërisni marrëzisht shpifjet e Edi Ramës. Shqiptarët dinë të votojnë dhe respektojnë cdo rezultat deklaroi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›