Edi Rama, ngushëllime familjes së ish-deputetit Lekë Çukaj
Tiranë, 21 Dhjetor NOA - Kryetari i Partisë Socialiste tha sot përmes një deklarate për mediat se mori vesh me hidhërim lajmin për aksidentin tragjik që i mori jetën ish deputetit socialist Lekë Çukaj.
Në emër të Partisë Socialiste, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Çukaj, duke vlerësuar kontributin e dhënë nga i ndjeri Lekë Çukaj gjatë legjislaturave që ka shërbyer si deputet i Parlamentit të Shqipërisë, - thotë Edi Rama në mesazhin e tij. Ndarja e parakohshme nga jeta e ish-deputetit Lekë Çukaj ishte një ngjarje e tragjike për të gjithë miqtë, kolegët e bashkëpunëtorët e tij. Leka Çukaj do të mbahet mend si një koleg i përkushtuar në profesionin dhe detyrat e tij, - përfundon mesazhi. e.r/NOA