Hap kutitë ose largohu, nis protesta e opozitës në Tiranë

Tiranë, 21 dhjetor NOA - Pas gjashtë ditë protestash në qytete të ndryshme të vendit, sot opozita ka zhvendosur protestën nën sloganin hap kutitë ose largohu para Parlamentit në Tiranë. Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Gjoni ka marrë fjalën i pari para protestuesve duke i bërë thirrje Berishës të hapë kutitë.
Sipas Gjoni Berisha është Al Kapone i Shqipërisë dhe populli e ka shpallur të rrezikshëm. Kjo protestë këtu në Tiranë janë pasqyra e një Shqipërie që vuan nga skamja që qeveria po e zhyt. Protesta jonë janë thirrje të vazhdueshme ndaj këtij hajduti. Qeveria jonë është skuadra e gangsterëve që anë zgjedhur të vjedhin në kurrizin tonë. Hap kutitë ose largohu është thirrja jonë thanë përfaqësuesit e PS-së gjatë protestës. k.k/NOA