E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edi Rama prej 7 vjetësh urdhëron deputetët të votojnë kundër rritjes së pagave dhe pensioneve”

14-01-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha në Facebook: Politika jonë, rritje pagave dhe e pensioneve sa herë shqiptarët të na votojnë. “Nga 2006-a rrogat dhe pensionet janë rritur nga 120 në 160 për qind”

Pas skandalit të një prej hartuesve të programit elektoral të PS, Kosta Barjaba i cili u arrestua në SHBA, pasi konsumoi veprën penale të vjedhjes në një qendër tregtare, partia më e madhe e opozitës është përfshirë nga një qorrsokak i paprecedentë, duke u orientuar gjithnjë e më shumë drejt absurditetit.
Konferenca e djeshme e Edi Ramës me gazetarët, ishte treguesi më i qartë se programi elektoral i PS, është një gënjeshtër e madhe dhe se, ashtu sikurse në 2009-ën, nuk ka asnjë strategji efiçente për punësimin, investimet apo dhe për rritjen e pagave dhe pensioneve.
Qëndrimit të tij të shprehur publikisht se, nuk do t’i ulë rrogat dhe pensionet në qoftës e PS do të vijë në pushtet - kryeministri Sali Berisha i përgjigjet se gjithnjë kryesocialisti ka urdhëruar deputetët e tij të votojnë kundër rritjes së pagave dhe pensioneve.
Kryeministri shkruan në Facebook se, nderi i madh që Rama iu premtoi 820 mijë punonjësve të administratës dhe pensionistëve, ishte se rrogat dhe pensionet nuk do të ulen...
“Në një dalje para mediave zoti Rama pyetjes së gazetarit për qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj rrogave dhe pensioneve iu përgjigj se PS nuk do të ulë rrogat. Pra, nderi i madh që ai i premtoi 820 mijë punonjëseve të administratës dhe pensionistëve ishte se nuk do të ulte rrogat dhe pensionet e tyre. Natyrisht nuk u çudita!
Me urdhër të zotit Rama deputetët e tij kanë votuar gjithnjë kundër rritjes së tyre. Politika jonë për rrogat dhe pensionet është dhe do jetë, për sa të na votojnë shqiptaret, rritja çdo vit dhe vetëm rritja e tyre ashtu siç kemi bërë deri sot. Zoti Rama le të rrijë vendnumëro!”, shkruan kryeministri.
Gjithashtu, kreu i qeverisë Berisha sjell në vëmendje se nga viti 2006 deri sot rrogat e mjekëve, infermierëve dhe mësuesve janë rritur nga 120 -160 për qind, rrogat dhe pensionet e ulëta dhe rroga mesatare janë rritur me 110 për qind.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›