Edi Rama: Është dita e dytë më e bukur për Kosovën e Shqipërinë
Tiranë, 22 Korrik 2010 NOA Është dita e dytë më e bukur për Kosovën e Shqipërinë, për çdo shqiptar e shqiptare sot, pas ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, - deklaroi para pak çastesh Kryetari i PS, Edi Rama ndërsa tha se sot Gjykata Ndërkombëtare shpalli një vendim që i hap rrugë njohjes së mëtejshme e të plotë të shtetit të ri të Kosovës.
Ne të gjithë kemi qenë të bindur se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Por, vendimi i sotëm i Gjykatës Ndërkombëtare e sanksionon këtë bindje si një pikë referimi për të gjithë në raport me Kosovën shtet të pavarur, - theksoi z.Rama.
Kurse shtoi: Kur flasim për Kosovën e për rrugën euroatlantike të kombit tonë ne shqiptarët e Shqipërisë nuk jemi të ndarë në qeveri e opozitë. Por, kjo nuk përbën asnjë pengesë, që në emër të opozitës shqiptare, unë të shpreh kënaqësinë e madhe për drejtësinë e dhënë sot nga Gjykata Ndërkombëtare e të uroj popullin e Kosovës, si edhe udhëheqësit e tij për këtë vendim historik.
Uroj që vendimi i sotëm të ndihmojë edhe Serbinë e udhëheqësit e saj për të dalë nga qerthulli i ëndrrave me ndarje territoriale, të cilat ky vendim i zhbëri tërësisht. E ardhmja e këtij rajoni është Bashkimi Europian dhe në rrugën e kësaj të ardhmeje bashkëjetesa sot pas këtij vendimi është edhe më e garantuar se dje. Secili në kufijtë e tij, të gjithë së bashku drejt bashkëjetesës e bashkëpunimit pa kufij, - përfundoi z.Rama.
r.n/NOA
Lexoni gjithashtu:
Krasniqi: Ndihmë për njohjet e reja
AAK: Triumf i të drejtës për pavarësi
SHBA: Pas GJND, Evropa të reflektojë
Thaçi: Opinioni i GJND, fitore për rajonin
BDSH: Vendimi gëzoi sot çdo shqiptar
PDU: U korrigjua vendimi i 1913-ës
Vendimi bën xhiron e mediave të botës
Topi: Pas GJND, serial njohjesh të reja
Sejdiu: Kosova, e bindur me të drejtën e saj
Edi Rama: Dita e dytë më e bukur
OKB: Pas GJND, asnjë hap provokues
Haga Konfirmon: Kosova, shtet i Ligjshëm
Meta: Haga, rikonfirmim i të drejtës
Vendimi, Sejdiu e uruan Topi e Berisha
MPJ: Ska më dilema, njihni shtetin tonë
Hyseni: Kosovë-Serbi, bisedime si 2 shtete
Berisha: Një e drejtë e pakontestueshme
Balli: Haga u paralajmërua nga Mithat Frashëri
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")