Topi: Pas GJND, serial intensiv njohjesh të reja për Kosovën

Tiranë, 22 korrik, NOA Ndihem shumë i
gëzuar për këtë vendim, i cili realisht shkoi në të drejtën legjitime të
popullit të Kosovës, të institucioneve legjitime të Kosovës për ta shpallur
Kosovën shtet të lirë, sovran, të pavarur. Padyshim që është ngjarja e dytë, e
jashtëzakonshme, që pason shpalljen e pavarësisë së Kosovës më datën 17 shkurt
të vitit 2008.
Kjo ka qenë deklarata e menjëhershme pas shpalljes së mendimit këshillë-dhënës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nga presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili ka uruar direkt presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Telefonatën e parë ia bëra presidentit Sejdiu, nëpërmjet të cilit unë transmetova për popullin e Kosovës urimet më të mira për këtë vendim, i cili tregon përveç të tjerave që institucionet e Kosovës, populli i Kosovës, kanë qenë koherent në të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar në Kosovë, koherent në të gjithë vendim-marrjen ndërkombëtare, dhe padyshim, i tërë misioni, qoftë ai i OKB-së, qoftë misionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, kanë qenë në një lloj sintonie me atë që sot shpalli Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, tha më tej Topi.
Duke shtuar se në asnjë element të kësaj deklarate të pavarësisë nuk u pa të ketë devijim nga e drejta ndërkombëtare për të shpallur Kosovën shtet të lirë, sovran dhe të pavarur. Kështu që jam jashtëzakonisht i gëzuar për këtë ngjarje.
Dëshiroj tju them që kjo do të ndjekë një serial shumë intensiv njohjesh të reja për Kosovën. Deri tani Kosova është njohur nga gjashtëdhjetë e nëntë shtete. Sigurisht shtete mjaft të rëndësishme, por patjetër që vendimi i Gjykatës së Drejtësisë do të japë një diapazon të ri për shumë shtete që e prisnin këtë vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kështu që para Kosovës, para popullit të Kosovës, para institucioneve të saj hapet një erë e re e njohjeve masive në të gjitha kontinentet dhe pa diskutim Kosova, por edhe shtete të tjera të rajonit, përfshirë edhe Serbinë, patjetër që duhet tu nënshtrohen një rruge tjetër asaj të integrimit qoftë në Evropë, qoftë në NATO, sepse perspektiva e vendeve të rajonit sigurisht që është shprehur në mënyrë frekuente që patjetër është në familjen euro-atlantike, përfundoi deklaratën e tij, kreu i shtetit shqiptar.
n.e/NOA
Lexoni gjithashtu:
Krasniqi: Ndihmë për njohjet e reja
AAK: Triumf i të drejtës për pavarësi
SHBA: Pas GJND, Evropa të reflektojë
Thaçi: Opinioni i GJND, fitore për rajonin
BDSH: Vendimi gëzoi sot çdo shqiptar
PDU: U korrigjua vendimi i 1913-ës
Vendimi bën xhiron e mediave të botës
Topi: Pas GJND, serial njohjesh të reja
Sejdiu: Kosova, e bindur me të drejtën e saj
Edi Rama: Dita e dytë më e bukur
OKB: Pas GJND, asnjë hap provokues
Haga Konfirmon: Kosova, shtet i Ligjshëm
Meta: Haga, rikonfirmim i të drejtës
Vendimi, Sejdiu e uruan Topi e Berisha
MPJ: Ska më dilema, njihni shtetin tonë
Hyseni: Kosovë-Serbi, bisedime si 2 shtete
Berisha: Një e drejtë e pakontestueshme
Balli: Haga u paralajmërua nga Mithat Frashëri
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")