Edi Rama takim me banorët e njësinë nr 7 në kryeqytet
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama së bashku me deputetë të tjerë të Partisë Socialiste ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorët e njësisë nr. 7 në kryeqytet.
Në këtë takim kreu i selisë rozë është shprehur se programi i Partisë Socialiste është një program i cili është ndërtuar në një rrugëtim të gjatë duke u konsultuar me qytetarët, me komunitete me shoqërinë civile, me grupe interesi, me ekspertë vendas dhe të huaj, duke realizuar kështu programin më të detajuar qeverisës që një forcë politike ka pasur në 22 vjet.
Kemi një program që është shprehje e të gjitha nevojave të vendit dhe të njerëzve për ndryshimin dhe që mban brenda vetes të gjitha arsyet pse çdo shqiptar duhet të votojë në 23 Qershor Partinë Socialiste. Jam këtu sot që Partia Socialiste dhe aleanca për Shqipërinë europiane të marrë aq shumë vota sa pas 23 Qershorit Shqipëria të ketë jo vetëm shumicën e munguar në qeverisje për 8 vjet por edhe një qeveri të mbështetur mbi një shumicë numerike të plotë dhe të qartë, u shpreh Rama.
Në këtë bashkëbisedim, në lidhje me një pyetje të një qytetareje se çfarë do të bëjë Partia Socialiste për shëndetësinë Rama u përgjigj: