Korçë, shtim i rasteve me infarkt, mjekët: Konsulta me kardiologë
Mjekët kardiolog janë të shqetësuar për rritjen e rasteve të infarketeve në qytetin e Korçës. Shkaqet kryesore të sëmundjeve kardio vaskulare janë stresi, duhan pirja dhe mënyra e jetesës. Mjeku kardiolog, Pëllumb Bregu, thotë se 40 dhe 50 vjeçarët janë më tepër të prekur nga infarkti.
Infarktet janë më shumë të përhapura në vend, kjo edhe për faktin se mosha e tretë është më e ndjeshme ndaj temperaturave të larta. Vetëm në një ditë, 40 persona kërkojnë ndihmën e mjekut.
Mejkët rekomandojnë të bëhet kujdes duke shmangur daljen në orët e pikut ku temperaturat pësojnë rritje po ashtu të mos ketë asnjë neglizhencë duke bërë konsulta të shpeshta me mjekun kardiolog.