Edi Rama takohet me dy reporteret e KE-se
Dy reporteret e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes (APKE), britaniku David Willshire dhe finlandezi Jaakko Laakson, u takuan dje me kreun e Partise Socialiste Edi Rama. Temat e diskutimit, ishin per te sqaruar vlefshmerine e procedurave te anetareve te delegacionit shqiptar ne Keshillin e Europes dhe per marre informacion shtese lidhur me pergatitjen e infrastruktures zgjedhore, rastin Biberaj dhe situaten e medias ne Shqiperi. Ne takim, Rama bere nje ekspoze te situates lidhur me çeshtjet e mesiperme, duke u ndalur ne menyre te posaçme ne ligjin e “Pastrimit te Figurave”. Lidhur me pergatitjet e zgjedhjeve, Rama ngriti alarmin, qe zgjedhjet mund te vihen ne rrezik per shkak te vonesave me procedurat e pajisjes me karta identitetit te shtetasve, sidomos te atyre pa pasaporte, si dhe nenvizoi faktin e shkeljes te te gjithe afateve te parashikuara ne Kodin Zgjedhor, sa i perket regjistrit civil dhe listave paraprake.