Berisha ne Kroaci me ftese te Sanader
Kryeministri Sali Berisha ndodhet sot ne Kroaci me ftese te Kryeministrit Ivo Sanader, per nje vizite zyrtare dy ditore. Kryeministri u nis dje ne mesdite nga Shqiperia drejt Kroacise i shoqeruar nga ministri i Ekonomise Ruli. Berisha do te pritet nga homologu i tij Sanader, me te cilin do te zhvilloje fillimisht nje takim koke me koke dhe me pas, do te zhvillohen bisedimet mes dy delegacioneve zyrtare. Gjate bisedimeve, do te trajtohen marredheniet dypaleshe ne te gjitha fushat, proceset integruese ne NATO dhe BE, si dhe zhvillimet ne rajon. Pas bisedimeve, midis te dyja paleve pritet te nenshkruhen disa marreveshje bashkepunimi. Gjate vizites ne Kroaci, Kryeministri Berisha do te pritet ne takime te veçanta nga Presidenti Stjepan Mesic dhe Kryetari i Parlamentit Luka Bebic.