“Edi Rama vazhdon serialin e shpifjeve, s’ka burrni të pranojë përballjen mediatike”

Reagon Minsitria e Tregëtsisë dhe EnergjitikësMinistria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ka reagur përsëri dje ndaj sulmeve të përditshme të Edi Ramës. Prej ditësh të tëra, Edvini ka aktivizuar mekanizmat e shpifjes dhe i është kundërvënë ministrit Dritan Prifti, me disa akuza, rrjedha e të cilave është thjesht nga nihilizmi dhe zilia e kryesocialistit. Përmes një reagimi zyrtar, METE hedh poshtë akuzat e pa baza dhe i kujton Ramës kërkesën e ministrit Prifti për debat mediatik. “Dëgjuam Edi Ramën përsëri në monologun e tij të hedhë akuza dhe shpifje kundër punës së Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës si dhe kundër KESH-it. Ministri Dritan Prifti i kërkoi Edi Ramës të zgjedhë njeriun më të mirë për të dalë në një debat publik me dokumente dhe prova për menaxhimin e kaskadës dhe zbatimin e ligjeve, por Edi Rama si burracak vazhdon monologun duke shmangur debatin dhe transparencën. I bëjmë edhe njëherë thirrje publike Edi Ramës të pranojë përballjen profesioniste në një studio televizive për t’i treguar të gjithë shqiptarëve kush është e vërteta, kush punon dhe kush shpif. Burracakët bëjnë monolog, profesionistët bëjnë debat publik dhe transparencë”, thuhet më tej në reagimin e METE....