Edi Rama viziton të shtunën Preshevën
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë në Preshevë ditën e shtunë. Lajmi u publikua fillimisht nga mediat lokale të komunës së Preshevës, ndërkohë që vizitën e ka konfirmuar edhe Erion Veliaj, një nga organizatorët. Kjo vizitë e Ramës vjen në një moment kur në Kosovë diskutohet se pse zyrtarët politikë shqiptarë të Prishtinës e të Tiranës nuk marrin guximin të vizitojnë këto komuna në territorin e Serbisë, ndërkohë që presidenti Boris Tadiç vjen pa problem në Kosovë dhe takon komunitetin serb. Mësohet se Rama do të organizojë një takim prezantues për librin e tij Kurban si dhe do takojë drejtues lokalë. Në portalin vendor të lajmeve Presheva.com thuhet se se po të njëjtën ditë do të organizohet edhe një tribunë me aktivistë të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.