Kush është fajtori
Nga Hervin Çuli
Një vit pas tragjedisë së 21 janarit më në fund me ndihmën e FBI kemi disa emra konkrete që e bëjnë ngjarjen e 21 janarit më të qarte në sytë e gjithë popullit shqiptar. Ka filluar te ndërtohet rruga drejt zbulimit të fajtoreve. Por jemi ende larg aktoreve kryesore, atyre që i shohim për çdo ditë me zë dhe figure të shpërfytyruar nga inati, duke skërmitur dhembet për të kafshuar Rrallë jam prekur në jetën time si me 21 janarin e këtij viti kur ne takimin e organizuar në ALA folën fëmijët dhe të afërmit e viktimave. Një klithëm dëshpëruese i unifikonte të gjithë fjalimet e tyre: Kush është fajtori? Nuk ka njeri të ndershëm, që përpiqet të jetojë me djersen e ballit, që nuk ka ulëritur qofte edhe për një here të vetëm këtë togfjalësh, ne kete vend ku dominon kultura e pandëshkueshmërisë, ku më i madhi e ha me të voglin, ku më i forti e mbyt me të dobëtin, më i pasuri e shtyp më të varfrin, më i ndershmi është budalla përballë me të korruptuarit. Ndofta poshtërimin e një populli të tere që kërkon drejtësi mund ta mjekojë disi një institucion legjendar si FBI. Megjithatë, të gjithë jemi në pritje që gjithçka te zbardhet, që vrasësit ti vihen në dispozicion drejtësisë, duke shpresuar që gjykatat në fund te procesit te japin dënimet e merituara. Eksperienca e deritanishme fatkeqësisht tregon krejt të kundërtën. Gjykatat kanë qenë totalisht në kontroll të plotë nga pushteti. Zhgënjimi i njerëzve të thjeshte pas çdo procesi të bujshëm që përfundon me shprehjen hajduti dhe vrasësi u larguan në drejtim te paditur, bën që askush te mos besoje me tek Shteti i së Drejtës. Ne i dimë kush janë fajtoret, por gjithmonë të trishtuar vazhdojmë të klithim: Kush është fajtori?
Sali Berisha duket qartë se këtë situatë të vështirë kërkon ta kthejë në avantazh nëpërmjet shantazhit. Ai nuk ka fare ndërmend të tërhiqet nga rruga e tij e mbrapshte që kërkon të na dhunoje të gjithëve duke na tundur bastunin e më të fortit. Pasi i ranë alibitë e ndërtuara njëra pas tjetrës, që prej thikave me helm e pistoletat çadër e deri tek grushti i shtetit kundër tij me protagonist Edi Ramen, Ina Ramen, Bamir Topin, Mero Bazen, Andi Bushatin, Sokol Ballen e shume shumë të tjere, i është kthyer asaj që di ta bëjë më mirë se gjithçka, shantazhit. Saliu, i tërbuar që nuk po arrin ti mbyllë një herë e mirë vrimat, po humbet çdo ditë e me tepër kontrollin nga vrimat e reja që i hapen, e që pavarësisht makinacioneve që pjell truri i tij diabolik, nuk ka me forcë ti ndalojë. Fundi i tij politik dhe moral mesa duket do te jete përsëri me njolla gjaku. Një situatë e tille e renduar ka rrezikun ta nxjerrë totalisht jashtë binareve këtë demon politik. I turbulluar, i pamundur të jetë racional, ndërkohë që Prokuroria me mbështetjen e Ambasadorit Amerikan drejton gishtin tek përgjegjësit e parë të tragjedisë, Doktori kërcënon Prokuroren se do të jete nën hetim sapo ti përfundojë mandati. Kush është ai Kryeministër në një vend demokratik, që ditën kur institucioni i akuzës lëshon fletë arrestet për vrasje, në vend që ta mbështesë me force hetimin për të nxjerrë përfundimisht fajtorët, i kthehet Silvia Kontit dhe i thotë: Sa të të heq qafe ta tregoj unë ty. Kush është ky i dalë mendsh që kërcënon hapur në televizionet e një vendi demokratik në mes të Europes nëpërmjet një deklarate për shtyp Prokuroren e Përgjithshme, e jo vetëm!!!??? Deklaratat e tij edhe pse shenje e degradimit të plotë, janë shume të rrezikshme, pasi Berisha ka treguar gjatë historisë së tij politike se kur i vjen fundi është i gatshëm të tërheqë një popull të tërë në humnere. Me tepër se kërcenim ndaj Ina Ramës, pickimi i tij ka ka si objekt njerëzit e thjeshtë. Saliu qartësisht po heq dorë nga alibitë duke ju kthyer dhunës. Ai po na thotë hapur se kushdo qe do te jete kundër tij, e pret fati i katër të vrarëve ne 21 janar. Jo me kot folësit e tij publike, analistë dhe politikane, kane filluar të artikulojnë fort idenë se SHTETI TE VRET po qe se e rrezikon. Zonja Mesila Doda, një prej zëdhënëseve të Berishës, e kërcënoi hapur deputetin e opozitës Saimir Tahiri tek emisioni Opinion se do ta varnin tek palma po ti afrohej edhe një herë Kryeministrisë. Kjo do të thotë se kushdo që kërkon ti rrëmbejë karrigen Doktorit do te ketë një fund të tmerrshëm. Kjo do të thotë se që të mos e pësosh, duhet të mbyllesh në shtëpinë tende, të pranosh varfërinë, krimin korrupsionin, madje te duartrokasësh për këto arritje madhështore. Kjo do të thotë se Bamiri, Ina Rama, gazetarët, populli, ditën kur Berisha të kapë dhe Presidencën e Prokurorinë, për tu mbrojtur duhet të ikin nga Shqipëria. Sepse vetëm Saliu e di se deri ku shtrihet rreshti i gjatë i puçistëve, e gjithsecili prej nesh ka qenë apo jo pjesë e puçit papritur mund të gjendet i akuzuar. Personalisht kam shume frike nga e nesërmja që na gatuan Doktori dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt, Ilir Meta, me çuditë që po artikulojnë gjatë rrënimit të plotë moral te tyre. Këtë të dytin, bashkëpunetorin, atë që krijoi irritimin kryesor për protestën e 21 janarit, dëshira për hakmarrje e ka shtyre në marrëzi. Ato që thotë, e ke vështirë të mendosh se dalin nga goja e një individi me gjendje mendore të stabilizuar. Edhe pse ka ne dore vendimin e gjykatës që e liron ligjërisht nga akuzat, vete Meta ka filluar ti bëjë gropën Metës. Duke arsyetuar thjeshte, thëniet e tij dhe te Spartak Brahos tek emisioni Opinion janë për të vënë duart në koke. Duket sikur ai e ka kapur shume keq me vetveten dhe me Saliun. Po pse vallë? Ilir Meta është i pafajshëm. Të paktën kështu ishte vendimi i gjykates përkundër akuzës se ngritur ndaj tij nga opozita prokuroria dhe opinion publik për korrupsion, pas filmimit të famshëm me Dritan Priftin. Unë, si qytetar i përgjegjshëm i këtij vendi, që jetoj brenda kornizave te shtetit ligjor shqiptar, jam i detyruar ta pranoj si te mirqene kete vendim, edhe pse ai dhunon ndërgjegjen time qytetare mbi Shtetin e se Drejtës. Por vendimet e gjyqësorit vërtet nuk i zhbej dot, ama te drejtën qytetare të gjykimit mbi gjykimin e Gjykatave dhe mallkimin mbi to fale Zotit nuk ma heq dot njeri. Ndaj them, pavaresisht vendimit të Gjykatës, Zoti Meta duhet të na japë një sqarim te detajuar publik, në detyrimin qe ka si sherbetor i zgjedhur i popullit, i atij populli qe u vra ne 21 janar e qe vritet çdo dite pak e nga pak nga barbaria e pashembullt e ketij pushteti, për disa deklarata te tmerrshme qe ai ka bere pas marrjes se certifikatës se pafajësisë. Këto deklarata, të padëgjuara kurre me pare, e pozicionojnë vendin tone përkrah Kolumbisë apo Italise së dikurshme qe drejtohej totalisht nga Mafia. Zoti Meta deklaroi ne emisionin Opinion se eshte ne shenjestren e krimit të organizuar për tu likuiduar politikisht dhe fizikisht. Shumë me i rëndë eshte plotësimi që i bën shefit te tij Spartak Braho, prokuror i përhershëm si e quan Meta, po ne emisionin Opinion tre dite me pas kur deklaronte: Organizata kriminale ka si numer 3 të saj Dritan Priftin, para te cilit janë dhe dy bosa te tjere mafiozë në liste. Deklaratat janë bombe. Sinqerisht, në momentin e parë që i degjova, fillova te mendoj seriozisht për sigurine time dhe te fami
