E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama vs Lulzim Basha, beteja që zgjat deri në kutinë e fundit

Tirana hyn në “ethet” e fundit të garës për kryebashkiakun e ardhëm, ku 85 kutitë e fundit pritet të përcaktojnë fituesin. Në mesnatë, Edi Rama kryesonte me një diferencë prej 208 votash

Tirana hyn në “ethet” e fundit të garës mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, ku 85 kutitë e mbetura pritet të vulosin fatin e bashkisë për 4 vitet e ardhshme. Procesi i numërimit në Tiranë, edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me ritme tepër të ngadalta, duke lënë të hapura pjesën më të madhe të minibashkive. Deri në orën 23.30 ishte mbyllur procesi i numërimit vetëm në 3 minibashki të kryeqytetit, ato me numër 1, 4 dhe 10, ndërsa, sipas të dhënave të kësaj ore të KQZ-së, Edi Rama kryesonte me 208 vota kundrejt Lulzim Bashës, 415 kuti të hapura. E ndërsa fijet e fituesit luhen mes njësive me numër 5, 8 dhe 11, ku e para cilësohet si bastion i PS-së dhe dy të tjerat të PD-së, procesi i numërimit në KZAZ-të e tjera ka vazhduar normalisht, duke hyrë në kutitë e fundit. Sipas të dhënave të KQZ-së, minibashkiake me numër 1 është mbyllur në favor të Edi Ramës me 483 vota plus. Gara në këtë minibashki është mbyllur mesnatën e së martës. Gjatë ditës së djeshme janë mbyllur numërimet për kryetarin e bashkisë në minibashkitë 4, ku kryeson Lulzim Basha me 140 vota dhe në minibashkinë me numër 10, ku sërish është kandidati i Aleancës për të Ardhmen, që ka marrë 524 vota më shumë se Edi Rama. Drejt finishit është edhe procesi i numërimit me numër 3, ku Rama kryesonte me një diferencë të vogël votash. Gara për Tiranën, e cila ka vazhduar “kokë më kokë” përgjatë 72 orëve që zgjat procesi i numërimit të votave, ka shtuar tensionin mes dy kampeve, të cilat gjatë gjithë ditës së djeshme kanë vazhduar kalkulimet e nevojshme për të përcaktuar pozicionet e kandidatëve. Ky tension është reflektuar në KZAZ-të ku numërohet votat e tri njësive që do të vulosin rezultatin, ku gjatë gjithë ditës së djeshme ka pasur zvarritje në procesin e numërimit dhe hera-herë bllokime, për të rifilluar sërish numërimin që ka ngërthyer kryeqytetasit në pritje të rezultatit përfundimtar. “Beteja” deri në minutën e fundit ka shtuar prezencën e deputetëve socialistë në qendrat e numërimit të votave, momente këto që janë shoqëruar me debate, por edhe me denoncime mes palëve. Nga ana tjetër, dy kandidatët për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë shprehur nga foltoret e tyre besimin në fitore, duke pritur si gjithë të tjerët numërimin e votës së fundit, në një garë me shumë të panjohura, e cila ka hyrë tashmë në orët vendimtare.

Njësia 1

39/39 kuti

Edi Rama 9913 vota

Lulzim Basha 9467 vota

Njësia 2

48/54 kuti

Edi Rama 14 288 vota

Lulzim Basha 14 505 vota

Njësia 3

30/32 kuti

Edi Rama 8735 vota

Lulzim Basha 8249 vota

Njësia 4

43/43 kuti

Edi Rama 10860 vota

Lulzim Basha 11 000 vota

Njësia 5

34/65

Edi Rama 9966 vota

Lulzim Basha 7103 vota

Njësia 6

49/51 kuti

Edi Rama 11 099 vota

Lulzim Basha 10317 vota

Njësia 7

46/50

Edi Rama 13 313 vota

Lulzim Basha 12 247 vota

Njësia 8

20/30

Edi Rama 5028 vota

Lulzim Basha 6682 vota

Njësia 9

19/41 kuti

Edi Rama 51 85 vota

Lulzim Basha 5707 vota

Njësia 10

25/25 kuti

Edi Rama 5702 vota

Lulzim Basha 6226 vota

Njësia 11

45/55 kuti

Edi Rama 9206 vota

Lulzim Basha 10951 vota

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›