E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edicioni i 13-te i Festivalit te Filmit

Në edicionin e 13-të të festivalit të filmit një vend të rëndësishëm zë edhe filmi me metrazh të shkurtër, dokumentar dhe vizatimor. Kryetari i jurisë, Astrit Alihajdaraj i cili jeton dhe ushtron profesionin e tij si aktor në Austri tha se në këto filma vihet re një  ndryshim i dukshëm mes gjeneratave. Gjenerata e vjetër është më propagandistike, ndërsa gjenerata e re është më novatore dhe e guximshme.
Ndërkohë që lidhur me tematiken problem, sipas tij, është qëndrimi brenda rrethit vicioz të vendit tonë dhe mos aplikimi i temave universale.
Regjisori Dhimitër Ismailaj i cili është konkurent në këtë konpeticion të rëndësishëm të filmit mbarëshqiptar në seksionin e filmit të shkurtër  me “Filmin rekuiem për Kosovën”  e vlerësoi pjesëmarrjen në këtë event, pas i jep mundësinë të njihet në Shqipëri, pasi jeton dhe punon në Amerikë.
Në garë në  seksionin e filmit të shkurtër janë 19 filma, 17  filma dokumentarë, 12 filma vizatimorë, dhe filmin dokumentar “Pushtimet biometrike”  të regjisorit Redi Mazi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›