Superpektakli 100 vjet muzike nata e peste
Superspektakli 100 vjet muzikë, të shtunën rezervoi një mbrëmje kushtuar zërave brilantë shqiptarë. Nën moton "Kur këndoje ti", kushtuar sopranos Tefta Tashko Koço në teatrin e ri të TV Klan iu dha jetë muzikës lirike dhe perlave të muzikës popullore qytetare të sopranos, nga zëra të mrekullueshëm të skenës si Afërdita Zonja.
Efekte kur më vjen burri nga stani-I ftuar special i mbrëmjes ishte i biri i sopranos dirigjenti Eno Koço, i cili u ndal në disa moment nga jeta e sopranos së madhe
Surprizë në natës e pestë të spektaklit ishte ngjitja në skenë e këngëtarit të mirënjohur të Tonin Tërshana, pas 15 vitesh mungesë. Ai solli një kolazh me këngët e tij më të njohura.
Një moment tejet i veçantë ishte interpretimi i këngëtarit Gaqo Cakos me të birin Pirro Cako, me një këngë nga repertori i të birit.
Nata dedikuar muzikës lirike dhe asaj të lehtë riktheu në teatrin e ri të televizionit kombetar klan emra të njohur të skenës, sikurse ishte dueti mes Sherif Merdanit dhe Frederik Ndocit
Formati origjinal televiziv, që shuan nostalgjinë e publikut dhe garanton një audiencë mbarëshqiptare rikthehet pas dy javësh me të tjera emocione për spektatorët dhe teleshikuesit e televizionit kombëtar Klan dhe Klan HD, në natën kushtuar muzikës për fëmijë.