E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Edicioni i 8-të i konkursit “Novelat Grafike Shqiptare”, ndahen 5 çmimet fituese

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/ Është zhvilluar edicioni i 8-të i konkursit “Novelat Grafike Shqiptare”, ku juria e përzgjedhur vlerësoi punët e 26 pjesëmarrësve dhe ndau 5 çmimet fituese.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale emrat e fituesve.

Fituesit janë: Çmimi i parë: Rei Kërçova, për frymën filozofike të fabulës, mesazhin optimist që transmeton, si edhe për origjinalitetin e konceptimit filozofik të veprës.

Çmimi i dytë: Gert Simoni, për risjelljen e historisë dhe figurës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu me një trajtim të ri si naracion dhe grafizëm.

Çmimi i tretë: Melisa Koyun, për frymën poetike të fabulës dhe trajtimin e pasur pikturor të saj.

Çmimi i katërt: Xhoen Hajdaraj, për risjellje në vëmendje të figurës historike të Shote Galicës, nëpërmjet trajtimit të fuqishëm grafik.

Çmimi i pestë: Peter Duka, si pjesëmarësi më i ri në këtë edicion, për sinqeritetin e trajtimit vizual dhe lidhjes së fabulës me traditën letrare të së shkuarës.

Në ceremoni u shpërndanë certifikatat për të gjithë pjesëmarrësit ne konkurs, si edhe albumi përmbledhës i punëve të paraqitura në këtë edicion. /j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›