E Diel, 1 Nëntor 2026

Edicioni i 9-të i “Ekranit të Artit” në qytetin e Shkodrës

TIRANË, 25 maj/ATSH/ Festivali i Filmit “Ekrani i Artit” rikthehet në Shkodër me edicionin e tij të 9-të.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kujtoi për të gjithë artdashësit se aktiviteti do të zhvillohet në datat 27-31 maj. Ky festival me fokus në kinematografi, video art dhe kulturë vizuale, vjen këtë vit me temën Avash-Avash, si thirrje për ta përbrendësuar dhe kuptuar kohën në të cilën jetojmë me gjithë trajtat që merr qoftë në fushën krijuese, por edhe në morinë e informacionit të shpejtë që marrim ditëve të sotme.

“Tema, vjen si ftesë për të kuptuar vlerën e të marrit të gjërave ngadalë edhe kur rrjedhat e jetës shkojnë me shpejtësi të furishme”, shkruan ministri Gonxhja. Ashtu si edhe vitet e mëparshme, “Ekrani i Artit” do të zhvillohet në lokacione të ndryshme të Shkodrës: Kinema Republika, Art House, Auditori Françeskan etj, të cilat do të jenë pikat kyçe të takimit të vizitorëve, por Shkodra do të hapë bare të ndryshme si dhe oborret e shtëpive për të këtë festival filmi. Përpos programit të filmave, gjatë ditëve të festivalit, vizitorët do të kenë mundësinë të vizitojnë ekspozita, evente muzikore, si dhe do të zhvillohet për herë të parë Punëtoria e Shkrimit Kritik në bashkëpunim me DokuFest, nën mentorimin e Elsa Demos.

1 nga 10

/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›