Edmilson: U ndjeva shume mire ne fushe
Mesfushori brazilian eshte rikthyer ne formen e tij me te mire fizike, pas 6 muajsh larg fushave te lojes, per shkak te demtimeve. Edmilson ka luajtur 75 minuta ne muajin maj, ne ndeshjen e pare dhe u demtua, nderkohe qe ai u rikthye vetem ne ndeshjen e se merkures ne Kupen e Mbretit. Diten e marte, perpara ndeshjes, ai zhvilloi disa kontrolle te tjera mjekesore dhe mjeket menduan se do te rrezikonin me futjen e tij ne formacion ne kete ndeshje. Edhe vete Edmilson ka pranuar se rrezikoi disi, pasi kishte nje periudhe te gjate qe nuk luante.