Berisha: Për mazhorancën, fushatë elektorale në dietë
Mazhoranca do të ndjekë një fushatë elektorale për zgjedhjet e 8 majit në dietë. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë duke shtuar se nuk do të lejohet asnjë makinë me targa zyrtare të marrë pjesë në fushatë përveç automjeteve të sigurisë dhe Gardës së Republikës.
Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë të shtetit në fushatën elektorale do të jetë me fondet e përcaktuara për partitë.
“Unë porosita që partia të marrë me qera veturën time por kjo do ndodhe me secilin prej jush” theksoi më tej Berisha duke shtuar se policia e shtetit do marrë urdhra për të bllokuar çdo automjet zyrtar në fushatë.
Sipas kryeministri Berisha ky vendim i qeverisë do të vijë si një lloj ndarje nga një praktikë e shkuar ndërsa theksoi më tej se në këto zgjdhje po shkohet me një kuadër ligjor shumë të përmirësuar.
Më tej kryeministri Berisha theksoi se Kontrolli i Lartë i Shtetit do të ftohen të bëjnë kontrolle të rrepta mbi të gjitha fondet e partive politike.
Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se fushata elektorale nuk do të ndikojë në rendin e ditës së qeverisë por vetëm do të ketë shtyrje të orarit të zhvillimit të mbledhjeve.
“Kjo fushatë nuk duhet të na frenojë por duhet të na nxisë për të ndërmarrë reformat” theksoi Berisha duke shtuar se do të vijojë puna për t`u përgatitur për sezonin turistik.